'Shullazi', Noterja: Beqaj s'është
kërcënuar! Biznesmeni: Gënjen!

'Shullazi', Noterja: Beqaj s'është<br />kërcënuar! Biznesmeni: Gënjen!<br>
TIRANE - Procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë është zhvilluar me kryerjen e tre ballafaqimeve të dëshmitarëve Ylvi Beqja biznesmen,ish-shoferit të tij Romeo Tarja, kunatit të Ylviut, Besnik Musaj dhe noteres së Durrësit Aida Spahiu. Seanca e ballafaqimit të këtyre dëshmitarëve është shoqëruar me debata të forta mes prokurorëve, vetë dëshmitarëve, avokatëve mbrojtës dhe të 5 të pandehurve që ndodheshin në sallë, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja.

Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri Emiljano Shullazi bëri me dije se në seancat e radhës do sjellin dëshmitarë dhe përgjime që tregojnë se kush nga prokurorët ka mësuar dy dëshmitarët e mbrojtur nga prokuroria Ylvi Beqja dhe Besnik Musaj, që të dëshmojë kundër tyre. “Kemi prova padiskutim. Kemi dëshmitarë dhe përgjime që kush nga prokurorët e ka mësuar që të dëshmojë. Do dalin emra po jua them… do vinë dëshmiratët dhe do jua thonë se si janë manipuluar këta dëshmitarë”- ka deklaruar i pandehuri Shullazi në sallën e gjyqit.

Por në këtë debat ka ndërhyrë dhe prokurorja Elisabeta Imeraj e cila ka pohuar se nëse kanë përgjime dhe dëshmitarë që faktojnë manipulimin e provave dhe dëshmitarëve mund ti paraqeste në prokurori dhe organet e tjera të drejtësisë. Por Shullazi i është kundërpërgjigjur duke pohuar se:”…nuk kam fare besim tek prokuroria…”, por prokurorja Imeraj ka shtuar se:“…i vinte keq që kishte krijuar këtë bindje dhe përshtypje të gabuar…” Në seancat e para të këtij procesi gjyqësor mbrojtja e të pandehurit Shullazi ka kërkuar që të pyeten disa dëshmitarë VIP, ku më konkretisht ish-kryeministri Sali Berisha, disa avokatë të njohur në Tiranë, disa gazetarë, Ervis Martinaj, emër ky i njohur dhe i dyshuar nga policia si i implikuar në një vrasje në një lokal në Dajt si dhe dhjetëra dëshmitarë të tjerë, biznesmenë etj. 

Gjatë seancës gjyqësore avokatët e të pandehurit Shullazi kaluan etikën profesionale duke fyer dëshmitarin e prokurorisë Ylvi Beqja, duke pohuar “…pse na sillni plehra në gjykatë…”,”…gjyq farsë…, …gjyq i papërgjegjshëm…”. Por sërisht prokurorja Imeraj i ka dalë në mbrojtje dëshmitarit Beqja duke i kërkuar gjykatës që të tërheqë vëmëndjen mbrojtjes dhe të mos kalojë limitet ligjore të mbrojtjes, duke fyer njerës që ka thëritur organi i akuzës për të dëshmuar.

Që në fillim të seancës gjyqësore dëshmitari i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi se kërkonte të bënte një kërkesë që sipas tij nuk duhet të pyetet një ish-avokati i tij në këtë proces, pasi dhe ai kishte kaluar në “dhomën e këshillimit”, duke nënkuptuar se dhe ai ishte kërcënuar.
Beqja akuzoi disa avokatë se si ish-sigurimsa kanë kërcënuar avokatët mbrojtës të tij.

Ballafaqimi i parë Beqja-Spahiu
Gjykata: Dëshmitarë jeni thirrur për të kryer seancën e ballafaqimit pasi në deklarimet tuaja në seancat e mëparshme ka momente që i tregoni në mënyra të ndryshme. Bëhet fjalë për nënshkrimin e kontratës së dhurimit të një pjesë të sipërfaqes së ish-hotel Vollgës nga Ylvi Beqja tek Emiljano Shullazi. Aida Saphiu është pyetur në seancën e datës 18 korrik 2017 ku ka pohuar se të dyja palët Shullazi dhe Beqja janë paraqitur me vullnetin e tyre të plotë duke nënshkruar kontratën dhe më pas janë larguar qetësisht. Spahiu në këtë deklarim ka pohuar se mes dy protagonistëve nuk ka pasur asnjë konflikt dhe asnjë kërcënim dhe se nga ana ime gjatë nënshkrimit të kontratës nuk është përmendur asnjë shumë parash. Për më tepër nuk ka pasur asnjë ulje qepeni apo ngritje qepeni nga persona të tjerë të jashtëm ose të brendshëm zyrës time. Nuk janë takuar me Beqjan në Rinas apo vende të tjera për çeshtje pune përveç zyrës time në Durrës.

Nga ana tjetër për këtë moment gjykata ka sqaruar dhe thëniet e deklaruara nga dëshmitari i prokurorisë Ylvi Beqja, i cili ka thënë se 2014 se janë takuar me Shullazin tek noterja Spahiu në Durrës, për të firmosur kontratën e dhurimit. Teksa noterja po bënte modulitetet, më ka thënë që “…Ylvi dokumentat janë bërë gati, por shuma prej 671 mijë euro ende nuk ka kaluar në llogari…”, në këtë mement ky zotëria këtu është hedhur dhe ka thënë: Dale… dale pak, çfarë janë këto shuma lekësh që duhet të kalojnë. Më ka hedhur dorën në qafë dhe ka filluar të kërkojë llogari se nga vinin këto lek.

Më pas i ka rënë qepenit të zyrës së noteres Spahiu që ishte mbyllur dhe në këtë moment disa nga personat që e shoqëronin kanë ngritur qepenin, duke më nxjerrë jashtë dhe aty kanë filluar kërcënimet. Gjakata pasi vuri në dukje deklarimet e dy dëshmitarëve pyeti noteren Aida Spahiu nëse i qëndronte thenieve të saj të pohuara para gjykatës në datën 18 korrik 2017:

Noterja: Unë i qëndroj plotësisht nga fillimi deri në fund asaj që kam deklaruar herën e parë në gjykatë. Nuk i heq asnjë presje.Të dy kanë firmosur me vullnet të plotë dhe skamvë re asnjë kërcënim apo gjë të paligjshme mes tyre. E vetja gjë e dyshimtë ishte dhurimi i kësaj prove dhe për këtë procedurë kam respektuar ligjin duke njoftuar drejtorinë e pastrimit të parave.

Beqja: Zoti gjyqtar po gënjen.

(Ilaritet në sallë)

Gjykata: Dëshmitar lereni të flasë pastaj do ju dëgjojmë juve.

Noterja: Me zotrinë që pretendon se së bashku jemi takuar në Rinas, nuk jam takuar. Unë me zotërinë jam takuar vetën në zyrën time. Por mund të jemi takuar dhe rastësisht në rrugë, nuk jam në gjëndje ta kujtoj tani.

Beqja: Kjo zonjë e nderuar po gënjen nën betim. Sapo tha para jush “betohem” se do thotë të vërtetën dhe po gënjen.Unë kam fakte dhe ju ftoj juve si gjykatë dhe prokurorisë që të verifikojë me imtësi, tabulatet e mia me noteren, pamjet filmike të serverit të lokalit ku jemi takuar dhe prova të tjera.

Prokurorja: Dëshmitar çfarë keni diçka për të shtuar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga noterja për këtë moment?

Beqja: Zonja prokurore kam prova që tregojnë të kundërtën e pohimit të kësaj. Do ju ve në dispozicion prova të tjera, ju lutem verifikoni,tabulatet, serverin e pamjeve filmike.

Avokati Gurra:E nderuar gjykatë smund të dëgjojmë romantizmat e këtij. Ky tregon romantizma dhe se ky dëshmitar duhet dhe po jua kërkoj që çdo seancë gjyqësore të ballafaqohet me dëshmitarë të tjerë të këtij procesi gjyqësor, në dobi dhe të sqarimit të gjithë procedurës.

Beqja: Avokat mos më bëj sofizma në sallën e gjyqit. Leri këto me mua, leri sofizmat.

Shullazi: Sipas Ylvi Beqjat në këtë takim në zyrën tuaj, ju keni përmendur një shumë lekësh. Tani ju si notere na shpjegoni para gjykatës që në këta takim janë përmendur kjo shumë lekësh nga ana juaj apo nga unë ose Ylviu, që të sqarojmë dhe këtë moment zoti gjyqtar?

Noterja: Tek unë në atë takim nuk është përmedur asnjë shumë lekësh. Qoftë nga unë por dhe të pranishmit në sallën e gjyqit.

Shullazi: Nëse kërkon tabulatet le ti marin dhe le ti verifikojnë. Se ai çfarë nuk thotë,sepse ky thotë hajde dhe më ashtu …e kupton zoti gjyqtar. 

Beqja: Zoti gjyqtar kam prova konkrete dhe këto prova të verifikohen nga ana juaj dhe prokuroria…

Beqja: Kam dhe këtë kërkesën ku ta depozitoj për çështjen e avokatit për kërcënimin…

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur