'Shullazi', Tahiri për Bashën e
Berishën: Çfarë degradimi moral!

'Shullazi', Tahiri për Bashën e<br />Berishën: Çfarë degradimi moral!
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar sot pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryetarit Sali Berisha, se Emiliano Shullazi ka kërcënuar Mynyr Konin me urdhër të Edi Ramës.

“Edi Rama dhe PS nuk kanë ndërhyrë asnje çast dhe në favor të askujt në garën e zgjedhjeve universitare. Këto që po zhvillohen janë të parat zgjedhje të lira nga ndikimi i qeverisë që janë zhvilluar ndonjëherë në universitete”, shkruan Tahiri sot në Facebook.

Ai i ka cilësuar reagimet e Bashës dhe Berishës si “degradimi moral, politik, logjik”.

“Në këtë vend, për dy dekada, ka vetëm një njeri e një parti që ka nxitur, përkrahur e mbrojtur botën e krimit, e po këta kanë gojë sot të akuzojne ne. Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojnë vetëm fjalën e urtë popullore qënte le të lehin karvani ecën përpara! “, e mbyll reagimin e tij ministri.

tahiri
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb