Babai i Fation Bonos nga Pogradeci, i arrestuar të shtunën si i dyshuar për lidhjet me ISIS ka mohuar akuzat ndaj djalit të tij. Ai thotë se djali është besimtar dhe se vetë ai e ka futur në rrugën e fesë për ta larguar nga alkooli.
“Ata që vrasin janë të pa fe, allahu nuk thotë që të vrasësh njerëz. Djali im kërkohej nga policia për një konflikt që ka pas me një bashkëfshatar por jo për terrorizëm. Kërkoj drejtësi,” ka thënë për mediat babai i Bonos.

26-vjeçari Fation Bono u arrestua të shtunën në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë, nga patrulla “Shqiponja” pasi dyshohet për lidhjet e tij me ISIS. Ai njihet edhe si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës, i ekzekutuar 2 vite më parë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com