'Xibraka', "S’di çfarë keni hetuar
 tani po mësoj për laboratorin"

'Xibraka',  tani po mësoj për laboratorin"">
TIRANËErmal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha përgjatë një viti hetimi të dosjes “Xibraka”, nuk ka pranuar në asnjë moment përfshirjen e tij në trafikun e kokainës. Ermal Hoxha rezulton të jetë marrë në pyetje dy herë në prani të avokatit të tij, por asnjëherë ska pranuar akuzën, duke pohuar se është i pafajshëm dhe që ska pasur asnjë dijeni se çfarë ka pasur në magazinën në Xibrakë,në të cilën prokuroria ka sekuestruar sasinë e kokainës të ardhur nga Bolivia. Sipas Hoxhës ai ka mësuar për ekzistencën e laboratorit vetëm pasi është paraqitur në gjykatë për të njohur me masën e sigurisë.

”Shqiptarja.com” siguron procesverbalin e marjes në pyetje të Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili në përgjigjet e tij para oficerëve të policisë gjyqëosre ka shmangur autorësinë e krimit, duke pretenduar deri në fund se ai ka punuar si taksist dhe në asnjë moment ska pasur lidhje me kokainën.Ndërkohë në kërkesën për gjykim, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka evidentuar se Ermal Hoxha, është tërësisht i implikuar në këtë trafik kokaine, ku ai ka pasur funksionet e drejtuesit të këtij grupi. Dhe në përgjimet telefonike sipas prokurorisë Hoxha shfaqet mjaft organizuar dhe me veprime konkrete në teren, veprime këto që e implikojnë në këtë grup kriminal.

xibraka

Dëshmia e Ermal Hoxhës
Me vullnetin e tij të lirë,shtetasi Ermal Hoxha ka deklaruar:
U njoha me të drejtat që më jep ligji.Do të jap shpjegime dhe do t’i përgjigjem pyetjeve që do të më bëni në prani të avokatit të zgjedhur prej meje.

Pyetje: Prokuroria për Krimet e Rënda ka të vetin procedimin penal nr. 339 të vitit 2014. Në kuadër të këtij procedimi është bërë ndalimi juaj dhe i shtetasve Ilir Hyseni, Arjan Dalipi, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Sajmir Batku, Cesar Avila, Ëalther Moreno, Kastriot Ymeri, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të “prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope”, të “prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të paligjshëm të prekursorëve”, të “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”, si dhe të “grupit të strukturar kriminal”.

Çfarë keni për të thënë në lidhje me sa akuzoheni?
Përgjigje: Pyetjen e dëgjova, e kuptova por nuk e pranoj akuzën për shumë arsye. Po mbushen gati dy muaj që unë nuk jam njohur me asnjë provë për të cilat ju po më pyesni dhe së dyti, nuk kam kryer asnjë veprim që të përbëjë faj, për të cilin më akuzoni. Sqaroj se gjithçka që më është komunikuar lidhur me fajësinë time, e kam mësuar vetëm në seancat e zhvilluara për vlerësimin e masës së sigurisë. Sqaroj se, me këto probleme të ngritura në akuzë, kam marrë njoftim nëpërmjet avokatit, i cili në mënyrë të përmbledhur më ka vënë në dijeni me përmbajtjen e përgjimeve, raportet e vëzhgimeve si dhe me aktet e tjera që janë paraqitur në gjykatë.Përfundimisht theksoj se jam tërësisht i pafajshëm për ç’ka më atribuohet si vepër penale.

Bisedat me Genci Xhixhën
Në orën 10:54, nga numri 069 64 29 XXX, Ermali telefonon Genci Xhixhën në numrin 069 65 68 XXX. Ermali, që ishte nisur ndërkohë nga Elbasani, i thotë se vjen për 40 minuta dhe e pyet nëse do ta takojë dikë që ai e kishte me vete (duke nënkuptuar shtetasit kolumbianë). Në orën 11:22, Genci i telefonon Ermalit. Në bisedë, Genci i kërkon që të ngjitet lart (në shtëpi), të zbresë çantat dhe të ikin pasi do të lëvizin shpejt. Nga vëzhgimet rezulton se në orën 11:40,Ermali i ka çuar dy personat në një pallat në rrugën “Milto Tutulani” dhe të tre, duke mbajtur dy çanta dore,janë ngjitur te kati i dytë i pallatit, prej nga kanë zbritur në orën 11:45.

Në orën 11:48,Ermali së bashku me kolumbianët, ndalon te kafe “Gold”, në rrugën “Komuna e Parisit”, ku takojnë Gentian Gjonajn dhe Genci Xhixhën. Më pas kanë shkuar të hanë drekë te restoranti “Peshku i egër”.Nga vëzhgimet rezulton se në orën 12:50, automjeti “Volkëagen Sharon”, me targë AA 483 DD, i përdorur nga Ilir Hyseni, hyn në ambientet e magazinës në Xibrakë së bashku me Sajmir Batkun, ku takojnë Arjan Dalipin. Në orën 13:10, Sajmiri ka nxjerrë një makinë “Jeep” nga kapanoni, me targë TR 5351 T.Në orën 13:22, Ilir Hyseni ka dalë nga magazina, ndërkohë që Sajmiri ka dalë në orën 13:27 dhe kanë lëvizur drejt Tiranës.

Pasi janë larguar dy personat e sipërcituar, Arjani ka hyrë në kapanonin me llamarina, ku ndodhej laboratori. Edhe në mëngjesin e datës 14 janar 2015, Ermali ka komunikuar me Gencin për transportimin e dy personave për në Elbasan. Genci, i cili flet nga një telefon tjetër, i kërkon që t’u bëjë telefon atyre shokëve se si ai do të shkonte t’i merrte për gjysmë ore. Ermali i thotë që nuk ka kontakt me ata të dy (kolumbianët), por me Balin, siç thërritet Iliri nga bashkëpunëtorët e tjerë. Atëherë Genci i kërkon që t’u thotë Iliri. Në orën 08:10, nga numri 069 64 29 XXX, Ermali i telefonon Ilirit në numrin 069 98 08 XXX dhe i kërkon që të lajmërojë ata të dy (kolumbianët), se për gjysmë ore do të shkonte t’i merrte ai shoku (Genci).

Në orën 08:15, nga numri 069 98 08 XXX, Iliri i telefonon Ermalit në numrin 069 64 29 XXX dhe i thotë se ata (kolumbianët) janë gati. Në orën 08:57, nga numri 069 65 68 XXX, Genci i telefonon Ermalit në numrin 069 64 29 XXX. Në bisedë i thotë se do të shkojë në Shkodër,ndërkohë që në fakt niset drejt Elbasanit.Duket qartë se Shkodra përdoret si emër i koduar në vend të Elbasanit. Të njëjtin kod përdor Ermali,teksa në bisedën e datës 13 janar 2015, në orën 10:54,i thotë Gencit se kishte shkuar deri në Shkodër dhe po vinte, ndërkohë që po kthehej nga Elbasani me dy kolumbianët.Në orën 09:05, Genci i kërkon në telefon Ermalit që të lidhet me vëllanë e Klemit (Kelmend Dalipit) që të dalë te vendi ku janë takuar herën e fundit.

Në orën 09:08, nga numri 069 64 29 XXX, Ermali i telefonon Arjanit në numrin 069 57 21 XXX.Ermali i kërkon Arjanit që të dalë te kafja ku ka qenë Klemi me një person të quajtur Daku dhe atë të shëndoshin (Gencin). Arjani i thotë që ishte andej (duke nënkuptuar magazinën) dhe nuk mund të lëvizte pasi nuk kishte njeri. Atëherë Ermali i kërkon që Klemi të dalë te kafja ku ka qenë atë ditë, pasi për 20 minuta do të ishin aty. Në orën 09:09, nga numri 069 57 21 XXX, Arjani i telefonon Kelmendit në numrin 068 40 0 645. Arjani i thotë se e ka marrë Ermali dhe për 20 minuta do të jenë te kafja ku ka qenë me Dakun. Në orën 09:21 Kelmendi e pyet sërish në telefon Arjanin për vendin ku duhej të shkonte, i cili i thotë se do të pyeste Ermalin se ku saktësisht.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani