DURRËS - Një 39-vjeçar u shpall në kërkim ng apolicia e Durrësit pasi gjatë një sherri të momentit ka shtyrë një të moshuar, i cili u rrëzua në tokë, dhe pas tre ditësh në spital, 80-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në kokë.
A.Z me banim në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit, akuzohet për "plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekje". Ngjarja ndodhi më 20 korrik, ku pas një konflikti të çastit ka shtyrë 80-vjeçarin me inicialaet Z.K banues në në lagjen Nr.2 Durrës.
Për pasojë i moshuari është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën. Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.
"Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.