4 ditë në anije për në Kanada
arrestohen 6 shqiptarë në Brazil

Policia braziliane ka arrestuar 6 shqiptarë, të cilët ishin nisur nga Franca dhe kishin si destinacion Kanadanë.
 
Shqiptarët e arrestuar janë Ledion Taka 37-vjeç, Permet Behluli 25-vjeç, Shaqir Serjani 28-vjeç, Adnandi Feka 34-vjeç, Rezart Kruja 27-vjeç dhe Erin Fekollari 26-vjeç.
 
Sipas autoriteteve braziliane, 6 shqiptarët ishin fshehur në kontenierët e një anije të nisur nga Franca në datë 23 shtator, por u zbuluan në portin e “Suape” në Ipojuca në 27 shtator, pas udhëtimit 4 ditë.
 
Sipas medieve braziliane, bazuar në informacionet nga policia e emigracionit, shqiptarët janë zbuluar në momentin që po tentonin për të gjetur ushqim në kuzhinën e anijes.
 
Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet braziliane të emigracionit, shqiptarët kanë deklaruar se kishin si qëllim që të shkonin në Kanada.
 
Aktualisht shqiptarët janë vendosur në një qendër nën vëzhgimin e policisë, ndërsa kanë nisur procedurat për kthimin në Shqipëri.

[gallery]18968[/gallery]
Shqiptarët e arrestuar në Brazil

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane