Katër fshatra të Bashkisë së Pustecit, përkatësisht Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Zaroshke dhe Gollomboç edhe pse ndodhen buzë liqenit të Prespës, prej dekadash vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Pjesa me e madhe e familjeve kane instaluar pompa ne banesat e tyre për te përfituar ujin e liqenit, edhe pse ky ujë rrezikon seriozisht shëndetin e tyre.
"Nuk ka ujë për të pirë, vjen çerek ore dhe ujë tjetër s'ka. Hajde në shtëpi të shohin çezmat", tha një banor.
Ndërsa një tjetër u shpreh se "familjet kanë vendosur pompat në liqen. Jemi të rrezikuar, por e pimë s'kemi çfarë bëjmë".
Një grua e moshuar thotë se "uji është me ngjyrë të kuqe me baltë...kështu e pimë, do sëmuremi e do vdesim".
Duke mos pasur zgjidhje prej dekadash, banorët apelojnë për mbështetje.
"Ne s'kemi as kanale për vaditje as ujë për të pirë. Gjithnjë kështu ka qenë prej 30 vitesh. Kemi kërkuar në bashki, por ende nuk kanë gjetur zgjidhje", shprehen banorët.
Drejtori i Ujësjellësit, Pustec, Sandi Nikolla pranon problematiken por shton se bashkia e Pustecit është në pritje të financimit të një projekti nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.
"Në këto 4 fshatra prej vitesh, mungon rrjeti i kanalizimeve por edhe burimet e ujit. Kemi bërë disa projekte dhe presim financim nga AKUM. Një fshat e kemi zgjidhur me çezmë publike, ndërsa të tjerët nuk kanë. Ata marrin ujë nga liqeni", u shpreh ai.
Nga 9 fshatra të bashkisë minoritare të Pustecit në rajonin e Korçës, 4 prej tyre vuajnë e mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dibër/ 3 ditë helmim masiv nga uji i pijshëm, rreth 200 banorë me diarre e të vjella! Prefekti: Ujërat e shiut deportuan në depot e ujësjellësit
9 Tetor, 10:44
-
Vapë përvëluese, 7 mijë familje në Kukës përballen me mungesë uji! Banorët: Vjen vetëm 3 orë në ditë, situatë e papërballueshme
13 Gusht, 22:18
-
Digjet prej 6 ditësh Mali i Thatë, bie intensiteti i flakëve! 70 forca po punojnë për shuarjen e zjarrit
12 Gusht, 08:56
-
Banorët e Nivicës në Himarë: Çfarë mund të bëjë një familje me 70 litra ujë në ditë?! Pompa e ujësjellësit prej 1 viti e djegur!
13 Korrik, 16:11
-
'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kënaqur: Rezultat surprizues
29 Qershor, 16:46
-
Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim
30 Prill, 19:15
-
Lezhë/ Lagjja ‘Nënë Tereza’ me 2 mijë familje prej vitesh pa ujë, banorët: Vjen 1 herë në ditë! Bashkia: Investimi për ujësjellësin nis këtë vit
25 Shkurt, 12:36
-
Bashkia Himarë u merr ujin, banorët e Kuçit vijojnë protestat, thirrje Ramës: Anuloni projektin! Rrezikojnë të thahen gjithë fshatrat e zonës
24 Shkurt, 19:03
-
VIDEO/ Shpëtohet një sorkadhe e rënë në kurth në zonën e Zaroshkës
3 Shkurt, 21:56
-
Protestë për drutë! Banorët e Pustecit s’kanë ku t’i marrin, prerjen e pemëve e ndalon agjencia e zonave të mbrojtura
16 Nëntor 2023, 17:00
-
Ujësjellësit me PPP, ekspertët: E pastudiuar, rrit kostot për qytetarët! Çoçoli: Reforma e domosdoshme, ndërmarrja e falimentuar nga humbjet dhe borxhet
15 Nëntor 2023, 18:21
-
Uji i ndotur në çezma, banorët e Dishnicës në protestë! Ujësjellësi i Korçës: Analizat e ujit brenda parametrave
15 Nëntor 2023, 11:46