4 muaj pa marrë pagat/ Punonjësit e rafinerisë së naftës Ballsh sërish në protestë: Kemi ngelur 'jetimë', nuk mban më ujë pilafi

FIER- Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kanë vijuar protestën edhe gjatë kësaj të marte. Ata kanë tentuar që të kalojnë portën kryesore të uzinës por nuk janë lejuar nga policia private. Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh, “Tosk Energji” kërkojnë pagat e prapambetura, të cilat thonë se kanë 4 muaj pa i marrë.

"Kemi ngelur jetim, ne kemi një deputet zone të vijë të bëjë një takim sepse kjo zonë Mallakastra është pa bukë sot. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Ne na ka vajtur në pikën ku nuk mban më ujë pilafi, firma të shpalli falimentin dhe të na japin ato 130 mijë lekë që na takojnë në bazë të ligjeve nëse ka shtet ose përndryshe do futemi dhe copëtojmë e t'i marrim ato që na takojnë", thonë punonjësit.

Shefja e sigurimit teknik në Uzinën e Ballshit Brunilda Jahaj ka paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse nuk jepet një zgjidhje, gjithashtu ajo ka kërkuar një takim me një përfaqësues nga ministria e energjisë.

"Është dita e 5 e protestës, nuk e dimë dhe sa do vazhdojmë, punëtorët kanë arritur në kulmin e durimit. Ne kështu do të vazhdojmë, sapo mora një mesazh nga prefekti që na është mundësuar takimi të enjten por jo me ministren se me kë unë nuk e di",tha Brunilda Jahaj

Gjatë protestës punonjësit e revoltuar kanë debatuar dhe me një nga përfaqësuesit e uzinës, duke e cilësuar si hajdut. Shefi i komisariatit të Mallakastrës Alfred Thaçi ka ndërhyrë për qetësimin e situatës duke i kërkuar punonjësve të ndjekin rrugën ligjore dhe të ngrenë një kallëzim penal ndaj firmës. "Krijoni një përfaqësi të gjithë punëtorëve dhe të vijnë në komisariatin e Mallakastrës për një kallëzim penal ndaj firmës sipas të drejtave tuaja", tha Alfred Thaçi

Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 4 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane