Katër nxënëse të shkollës 9-vjeçare në Bilaj të Fushë Krujës përfunduan në urgjencë për shkak të problemeve me frymëmarrjen pak pasi hynë në klasë. Vajzat u shprehen se problemet iu shfaqën pasi ishte djegur drogë në klasën ë tyre. Nga ana tjetër, policia bën me dije kjo situatë është krijuar për shkak të djegies së mbeturinave në ambientet e Shkollës.
Nxënëset: U dogj drogë në klasë
4 vajza të moshës 13-14 vjeç kanë pasur probleme me frymëmarrjen pak pasi kishin hyrë në klasë pas mbarimit të pushimit të madh. Vajzat thonë se u asfiksuan nga djegia e hashashit. Sipas tyre, fillimisht ato nuk janë lejuar nga mësuesit që të dalin nga shkolla, por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre nxënëset janë drejtuar për në qendrën shëndetësore.
“Pushimit të madh hymë brenda në klasë. Klasa ishte gjithë tym dhe u shpërnda në gjithë shkollën. Në donim të dilnin por mësuesit na thanë të hynim brenda. Kundër dëshirës së tyre ne dolëm se nuk po ndiheshim mirë më shendit”, thotë njëra nga vajzat.
“Kishin ndezur cigare, nuk e di çfarë kishin ndezur. Na mbyti era të gjithëve, vajzat to që ishin më keq, erdhi ambulanca e pastaj në spital”.
“Kishin ndezur drogë në klasë dhe ishte tym krejt”.
Policia: Ishin plehra
Sipas policisë vajzat kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të djegies së mbeturinave në oborrin e shkollës dhe tymi i tyre është futur në klasë.
“Nga ana e Efektivave të Policisë janë pyetur Drejtori dhe mësuesit, të cilët kanë pohuar se në oborrin e shkollës, rreth 20 m larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur”, sqaron policia.
Po kështu policia konfirmon se mjeku që ka vizituar vajzat mohon të jetë shprehur se nxënëset janë helmuar nga djegia e kanabisit.
"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një shkollë 9- Vjeçare në Bilaj ku nga ana e një media pretendohet se është prononcuar mjeku i urgjencës shtetasi K.M. që vajzat dyshohet se kanë konsumuar Cannabis në klasë, ju informojmë se:
Mjeku i lartpërmendur është kontaktuar nga ana e Policisë dhe përgënjeshtron kategorikisht që të ketë deklaruar në një media që dyshohet se vajzat mund të kenë konsumuar Cannabis Sattiva", thekson Policia.
Mjeku
Nga ana tjetër mjeku thotë se nxënëset i deklaruan se në shkollë është djegur hashash. Sipas mjekut vajzat kanë shfaqur dhimbje koke, marrje fryme dhe dridhje trupi.
Nxënëset janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në një bisedë telefonike me gazetarin e Shqiptarja.com, mjeku i Krujës, K. Mustafa, i cili trajtoi nxënëset e shkollës, tha se "rezultonte që në bazë të deklaratave të vetë nxënëseve në mjediset e shkollës dicka është djegur çka ka krijuar shqetësime te ato. Dhimbje koke, marrje mendsh dhe vështirësi në frymëmarrje ishin simptomat. Në spital ata kanë marrë mjekimin e nevojshëm nëpërmjet serumit dhe më pas janë larguar nëpër banesat e tyre".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO