4 raste të reja me COVID, numri më i ulët në 2 muajt e fundit! 4 të shëruar (VIDEO)

TIRANE-Java ka nisur me një lajm shumë të mirë nga Instituti i Shëndetit Publik, pasi janë shënuar vetëm 4 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, që është numri më i vogël në 2 muaj e fundit në Shqipëri. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Po ashtu edhe të shëruarit janë 4 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë. 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

"Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40" thotë ministria.

COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)
Testime totale           11089
Testime molekulare  10559
Testime serologjike   530
Raste pozitive           872
Raste të shëruara    654
Raste Aktive            187
Humbje jete             31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë        87
Krujë        56
Shkodër   17
Kamëz     12
Fier            5
Kurbin       3
Elbasan     3   
Mirditë     1
Berat        1
Durrës      1
Korçë      1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Rasti pozitiv me COVID-19 në Shkodër, infermier në sanatorium

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë vetëm katër raste me COVID-19, një numër i ulët që rrit optimizmin në këtë luftë që po fitohet, por një nga rastet është në qytetin e Shkodrës. Burime bëjnë me dije se personi i infektuar është një infermier në Sanatoriumin e spitalit të Shkodrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen