4 shqiptarët e Zvicrës dhe megalomania e mëmëdhetarëve virtualë
Zvicra i thotë lamtumirë Botërorit. Nga reagimet në rrjet kupton se shumë shqiptarë kanë bërë tifo për skuadrën zviceriane.
Xhaka dhe Shaqiri duke bere simbolin e shqiponjes pas golave ne ndeshjen me Serbine
Zvicra i thotë lamtumirë Botërorit. Nga reagimet në rrjet kupton se shumë shqiptarë kanë bërë tifo për skuadrën zviceriane.
Është krejt e natyrshme. Kur ka shqiptarë që bëjnë tifo për Brazilin a Francën, për Gjermaninë, Spanjën a Italinë, pse të mos ketë edhe për Zvicrën?
Për më tepër se në kombëtaren zviceriane u aktivizuan me dinjitet katër lojtarë me origjinë shqiptare.
Gjoba për shqiponjën e Shaqirit dhe të Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë, pas gjasash ishte një faktor plus që i nxiti shqiptarët të shprehnin simpati e të bënin tifo për Zvicrën.
Faktor ekstrasportiv natyrisht, por është në natyrën e futbollit që t’i bashkojë njerëzit sipas identitetesh kolektive, përfshi këtu edhe identitetin etnik.
Gjithsesi janë pavend komentet e tipit: me 4 shqiptarë, o zviceranë, arritët deri këtu, herë tjetër merrni dhe ca të tjerë të arrini në finale, se nuk ecet përpara vetëm me orë, lopë e çokollata.
Këta mëmëdhetarë virtualë, përpara se të rrahin gjoksin për origjinën shqiptare të futbollistëve, bëjnë mirë të kujtojnë se kush i rriti dhe, sidomos kush i formoi si futbollistë.
Unë jam me ata që thonë se s’ka ndonjë gjë të keqe të krenohemi me njerëzit e gjakut shqiptar, që bëjnë emër jashtë.
Por gjella me kripë e kripa me karar.
Shumë më tepër duhet të vrasim mendjen ç’duhet të bëjmë që talentet nga të gjitha fushat të mund të zhvillohen edhe këtu, në dheun mëmë.
S’ke ç’thua për ata që ngjiten mbi talentin, djersën, arritjet individuale të Xhakës me shokë dhe prej andej shpërfillin Zvicrën e zvicerianët, si vend që ditka të bëjë vetëm orë e çokollata.
Janë seriozisht rëndë.
S’ka fjalë a këshillë që të mund t’i shpëtojë nga megalomania, e cila në këtë rast i ka rrënjët në një kompleks të thellë inferioritetit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: 32 gola edhe për integrimin e shqiptarëve në Zvicër
30 Gusht, 09:26
-
Eljan Tanini: Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe anasjelltas, pikë.
29 Gusht, 21:12
-
Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?
28 Gusht, 15:16
-
Shaqiri nuk do të jetë më pjesë e futbollit amerikan, klubi i tij me njoftim zyrtar: Faleminderit Xherdan
14 Gusht, 20:13
-
Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Shaqiri ishte frymëzim i të gjithëve
17 Korrik, 17:52
-
Zyrtare/ E papritur te Zvicra, Xherdan Shaqiri largohet nga kombëtarja
15 Korrik, 15:00
-
Rekordmeni Shaqiri, supergoli ndaj Skocisë e vendos 32-vjeçarin në piedestal: Kam lindur për kompeticione të mëdha
20 Qershor, 15:51
-
Euro 2024/ Skoci-Zvicër 1-1, helvetët shohin përpara në fazën 1/16 me supergolin e Xherdan Shaqirit
19 Qershor, 23:05
-
Zvicra shpall listën paraprake të futbollistëve të grumbulluar për Euro 2024, nuk mungojnë lojtarët me origjinë shqiptare
17 Maj, 12:35
-
Shoqëria e keqe të prish, Xherdan Shaqirin e nxjerrin me forcë nga clubi në Prishtinë! Sjellje të pahijshme
23 Dhjetor 2023, 22:27
-
Xherdan Shaqiri: Kosova duhet të rregullojë stadiumin, turp ta shikojë bota me atë fushë
20 Nëntor 2023, 13:53
-
Euro 2024/ Kosova luan sot me Zvicrën në Prishtinë, reagimi epik i Granit Xhakës kur i kërkohet barazimi (VIDEO)
9 Shtator 2023, 10:16
Le ti leme te gjitha patriotizin e e te tjera te ketij lloji. Po pak llogjika duhet te na hyje ne pune. Cdo kush duhet te beje zgjedhje personale edhe ne aspektin ekonoik. Cfare u afron shqiperia dhe kosova? Asgje! Nji shofer qe sapo ka marre patenten nuk mund te drejtoje nji Ferrari apo foristrade. Zvicra dhe Belgjika u jep perspektiva te tjera ketyre lojtareve. Qoftw ne aspektin ekonomik por edhe profesional. Kur keta djem te leme futbollin mirese te vijne ne shqipri dhe te marrin ne dore skuadren kombetare.
Përgjigju