Në 4 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Arqipeshkvi Massafra ka përcjellë një mesazh shprese dhe guximi për mbarë njerëzimin.
Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Monsinior Angelo Massafra u shpreh se Nënë Tereza është shenjtorja e të gjithëve, që me misionin i saj kujdesej për personat me aftësi ndryshe dhe për njerëzit në nevojë . Gjithashtu sot në Shkodër japin shembullin më të mirë për shërbimin e njerëzve që kanë nevojë motrat e "Nënë Terezës".
Papa Francesku, katër vite më parë e shpalli Nënë Terezën Shenjtore në në selinë e Shenjtë në Vatikan.
Kjo ishte një ngjarje historike për mbarë kombin Shqiptar, e cila lartëson figurën e Shqiptares trupvogël, por me zemër të madhe.
"Sot është festa e Nënë Terezës festë e madhe për të ne katoliket dhe për krejt kombin Shqiptar, se është festa Kombëtare është një krenari që është një shenjtëreshe e tillë, që është nëna e bamirësisë të cilën e kanë shpallur të gjithë njerëzit dhe kombet e bashkuara.
Sot jemi këtu për të kremtuar meshën, unë shpesh herë vij në këtë shtëpi, dhe sot kanë pak vështirësi motrat dhe fëmijët duke qenë se jemi përballë kësaj pandemie.
Por, nënë Tereza sot na thotë se është e mundur të ecim përpara me shpresë dhe guxim, të duam të tjerët, të jemi dora e atyre që nuk kanë dorë, këmba e atyre që nuk kanë këmbe.
Nënë Tereza ka qenë me shpirt hyjnore, kur bëri një udhëtim Nënë Tereza pa një mjerim dhe tha unë nuk mund të jetoj më, dua të jetoj për atë njëri që s'ka dorë, do jem afër atyre që janë duke vdekur. Dhe kështu ajo filloi të shërbejë, duke shërbyer atëherë vajzat e tjera e kanë ndjekur misionin e saj.
Unë uroj që kjo ditë të na shërbeje të jemi afër njeri tjetrit, kjo festë të na nxitë të ecim me guxim dhe që të jemi më të vërtetë solidarë. Solidariteti është ai që karakterizon njeriun pavarësisht nga feja", shprehet më tej Arqipeshkvi Massafra.
Lajmi kryesor: