4 vite vetting, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën bilancin, në total 513 vendime! Të shkarkuar nga detyra 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë

4 vite vetting, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën bilancin, në total 513 vendime! Të shkarkuar nga detyra 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e vendimeve të marra që prej nisjes, 8 shkurt 2018 e deri më 31 mars 2022. Sipas KPK, nuk kanë kaluar filtrat e vettingut 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë. Janë dhënë 199 vendime për konfirmimin në detyrë të 103 gjyqtarëve, 84 prokurorëve, 2 ish-inspektorë të KLD, kandidatë për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmës/këshilltarë ligjorë.

Po ashtu, KPK ka dhënë 78 vendime për ndërprerje të procesit për 48 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë.

8 vendime kanë qenë për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë. 35 vendime janë dhënë për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe  ish-Kryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori i ILD dhe  2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.

Afati i KPK ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye, me iniciativë të maxhorancës, deputetët votuan në Kuvend pro shtyrjes së afateve të vettingut deri më 31 dhjetor 2024.

(Kliko këtu për të lexuar Raportin e plotë)

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bana: 15/04/2022 10:27

    SHKARKOJINI te gjithe,,,, mos u lodh ni kot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore