40% e shqiptarëve flasin një gjuhë të huaj, ja kush mbizotëron

40% e shqiptarëve flasin një gjuhë të huaj, ja kush mbizotëron

Foto ilustruese

Dijet nuk kanë fund dhe kjo është më shumë e vërtetë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë. INSTAT ka publikuar për herë të parë  rezultatet e Anketës së Arsimit të të Rriturve 2017, e cila i referohet popullsisë së moshës 25-64 vjeç, ku rezulton se 29,2 % e individëve me arsim të lartë (Bachelor, Master, Doktoraturë) kanë marrë pjesë në arsimin jo-zyrtar dhe trajnime, si një mjet për të kryer punën e tyre sa më mirë, për të rritur njohuritë në një fushë që i intereson, apo për të përmirësuar perspektivat e karrierës.

Objekt kryesor i kësaj ankete, është studimi i aktiviteteve të të mësuarit gjatë gjithë jetës (arsimi zyrtar, jo-zyrtar ose trajnime dhe të mësuarit informal). Anketa siguron informacion mbi karakteristikat e trajnimeve, vështirësitë e pjesëmarrjes, qasjen në informacion mbi mundësitë e arsimit dhe trajnimit, aftësitë mbi gjuhët e huaja, pjesëmarrja në eventet kulturore etj.

Rezultatet e Anketës së Arsimit të të Rriturve 2017 tregojnë se:
– 9,2 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime;

– 9,5 % e femrave 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime, kundrejt 8,8 % të meshkujve;

-32,3 % e individëve me arsim të lartë kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime;

– 7 % e individëve me arsim të mesëm kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar ose trajnime;

– 67,8 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në të mësuarin informal;

-39,9 % e popullsisë 25-64 vjeç deklaruan se njohin të paktën një gjuhë të huaj;

– 54,6 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë marrë pjesë në aktivitete kulturore;

– 30,7 % e popullsisë 25-64 vjeç kanë lexuar të paktën një libër gjatë kohës së lirë.

Gjatë periudhës së marrë në studim nga kjo anketë, rreth 25* mijë persona (1,7* %) të grupmoshës  25-64 vjeç, deklaruan se kanë marrë pjesë në arsimin zyrtar. Prej tyre 81,4* % i përkasin grupmoshës 25-34 vjeç dhe 68,2* % e tyre janë me arsim të lartë.

Gjatë vitit 2017 rreth 8,2 % persona të grupmoshës 25-64 vjeç, deklaruan se kanë marrë pjesë në arsimin jo-zyrtar ose trajnime. Meshkujt, të cilët kanë marrë pjesë në arsimin jo-zyrtar ose trajnime, janë 47,8 %, ndërsa femrat 52,2 %.

Pjesëmarrja në arsimin jo-zyrtar ose trajnime kryhet nga individët e grupmoshës 25-44 vjeç, të cilët përbëjnë 70,5 % të kësaj grupmoshe. Femrat kryejnë më shumë trajnime  sesa meshkujt në grupmoshën 25-44 vjeç, ndërsa në grupmoshën 45-64 vjeç dominojnë meshkujt.

Sipas rezultateve të Anketës së Arsimit të të Rriturve, rreth 4,4 % të grupmoshës  25-64 vjeç marrin pjesë në të paktën një trajnim jo-zyrtar dhe rreth 3,8 % marrin pjesë në të paktën dy ose më shumë trajnime jo-zyrtare, gjatë vitit 2017.

Pjesëmarrja në arsimin jo-zyrtar dhe trajnime sipas nivelit më të lartë të arsimit të përfunduar me sukses është si më poshtë:

1,6* % e individëve me arsim të ulët (Fillore, 8-9 Vjeçare);

6,4 % e individëve me arsim të mesëm (Gjimnaz, Shkollë e mesme teknike/profesionale);

29,2 % e individëve me arsim të lartë (Bachelor, Master, Doktoraturë).

Arsyeja kryesore e cila ka nxitur pjesëmarrjen në arsimin jo-zyrtar dhe trajnime është për të kryer punën e tyre sa më mirë, 54,7 %, ndjekur nga arsyeja për të rritur njohuritë në një fushë që i intereson, 39,1 % dhe për të përmirësuar perspektivat e karrierës, 38,2 %.

40% e popullsisë flet një gjuhë të huaj, kryeson anglishtja

Rezultatet e anketës treguan se 39,9 % e popullsisë 25-64 vjeç janë në gjendje të përdorin të paktën një gjuhë të huaj. Gjuha e huaj më e njohur është gjuha angleze me 40,0 %, ndjekur nga gjuha italiane me 27,8 % dhe gjuha greke me 22,9 %.

Në grupmoshën 25-34 vjeç, më shumë se gjysma njohin të paktën një gjuhë të huaj (58,9 %) me një prevalencë të gjuhës angleze ndërsa në grupmoshat 35-64 vjeç ky raport ulet në të njëjtat nivele për të treja gjuhët e përmenduara. Monitor


Anketa me rezultatet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë