40 tablo për natyrën dhe qenien njerëzore në muze, piktori: Ekspozita, si një thirrje ndaj publikut për inkurajim

Ekspozita “Fjala” e piktorit Alfred Nini është çelur këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Artisti na rrëfen se në rreth 40 tablo në kanavacë në teknikën e vajit trajton si subjekt peizazhe dhe kompozime, që evidentojnë natyrën njerëzore.

“Ekspozita ka në qendër natyrën dhe qenien njerëzore, pasi një artist nuk mund të shkëputet nga realiteti aq më pak në këtë situatë të vështirë ku gjendemi. Dëshira dhe mendimi im për këtë ekspozitë, ka qenë për inkurajim të njerëzve dhe artdashësve, që në këtë periudhë po përballet me mbyllje të të gjitha aktiviteteve”, thotë Nini.

Vëmendje, piktori i kushton edhe doktrinës fetare, e cila nëse do të ishte zbatuar ashtu sikundër është e shkruar, mbase bota edhe arti do të funksiononin normalisht

“Është e pranishme në këtë ekspozitë një pjesë e sjelljes njerëzore, marrë nga doktrina e një besimi siç është ai kristian dhe e sjell në hapësirë jo si predikim, por e marrë në aspektin e ndikimit të doktrinës në elementin njerëzor. Unë e sjell këtë, që nëse doktrina ekziston duhet që të njihet për të mirën e njeriut. Pasi doktrinat proklamojnë një sjellje njerëzore, që nëse ajo do të bëhej ne nuk do të ishim në këtë gjendje siç jemi. Prandaj besimi në këtë aspekt është shumë i rëndësishëm”, thotë artisti.

Piktori mendon se përgjegjshmëria për t’u kujdesur për mjedisin duhet që të jetë aq e madhe, saqë është edhe për veten tonë

“Unë mendoj se ne si shqiptarë dimë të kujdesemi si shqiptar për natyrën, në ndërgjegjen dhe ndjesitë tona. Por, bëj unë thirrje që njeriu dhe mjedisi të mos jenë të shkëputur, duke qenë të përgjegjshëm për natyrën jemi dhe për veten tonë”, thotë Nini.

Nini përfundon se vështirësitë e artistëve në vendin tonë janë të mëdha, por megjithatë ata po bëjnë përpjekje çdo ditë që të inkurajojnë publikut

“Që të jetojë një artist me artin nuk është e lehtë. Por është një detyrë që u lind artistëve dhe institucioneve të artit, që të mendojnë për publikun. Në këtë rast artistët po bëjnë përpjekjet e tyre, që krijimtaria të jetë sa më e vlefshme për ta”, përfundon piktori.

Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur deri në datë 14 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë