LEZHE- Vetëm 5 ditë u zgjati qëndrimi në Gjadër 43 emigrantëve të paligjshëm që u sollën më 28 janar, nga autoritetet italiane. Vendimi i së premtes, (31 janar 2025) i Gjykatës së Apelit të Romës që ata të ktheheshin menjëherë në tokën italiane solli në Portin e Shëngjinit anijen e Rojes Bregdetare italiane për ti marrë.
Pak pas mesditës së sotme ( Ora 12:30, 1 shkurt 2025) 43 shtetasit bangladeshas dhe egjiptianë u larguan drejt Italisë, ndërsa do të presin vendimin të cilin po e pret e gjithë Italia për t’i dhënë fund një ngërçi që zgjat prej muajsh atë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 25 shkurt.
Një ditë më parë gjyqtarët pezulluan paraburgimin e 43 shtetasve bangladeshas dhe egjiptianë të dërguar në Gjadër, pasi tha se duhet pritur vendimi i Gjykatës së BE me qendër në Luksemburg për vendet e sigurta.
Ky ishte transferimi i tretë i emigrantëve në Shqipëri dhe refuzimi i tretë nga gjyqtarët për ndalimin në qendrën e Gjadrit. Vendimi siç pritej nxiti përplasjen e radhës të qeverisë italiane me gjykatat. Kryeministrja Giorgia Meloni ka paralajmëruar ankim në Gjykatën e Kasacionit, teksa ka kritikuar ashpër vendimin duke e konsideruar si një përpjekje për të sabotuar politikat e qeverisë së saj. Ndërsa opozita italiane akuzon Melonin për papërgjegjshmëri.
Në qendrën e Gjadrit, nga 49 emigrantët që mbërritën më 28 janar, 43 qëndruan aty pasi gjashtë u transferuan sërish në Itali për shkak se ishin të mitur ose vulnerabil. Vetëm 48 orë pas mbërritjes Italia vendosi refuzimin e azilit për 42 prej tyre nga Komisioni i Azilit, pasi shqyrtoi kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare të cilat i konsideroi “dukshëm të pabazuara”.
S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Mars, 14:47
Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:
-
Studimeve
90%
-
TikTok
7.6%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 4137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frika se SHBA mund të tërhiqet nga NATO, Italia nis punën për rritjen e ushtrisë së saj me 40 mijë trupa
9 Mars, 13:06
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Kakarriq, plagoset një grua (VIDEO)
9 Mars, 12:10
-
Lezhë, përplasi për vdekje ish-kunatin, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacajn
9 Mars, 09:26
-
Rruga e re Shëngjin–Velipojë drejt përfundimit! PAMJET ME DRON
9 Mars, 08:23
-
‘Work and study’, maturantët e Lezhës njihen me ofertat e universiteteve publike e private, Gjura: Do çelen degë të reja në Universitetin e Shkodrës
8 Mars, 16:42
-
Folklori shqiptar përmes ngjyrave, piktori nga Kosova, Xhevdet Spahia çel ekspozitë në Lezhë
8 Mars, 16:33
-
Itali/ Femicidi bëhet një vepër penale e pavarur, e dënueshme me burgim të përjetshëm, qeveria miraton projektligjin
7 Mars, 21:12
-
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Gjykata e Lezhës dërgon për gjykim portugezin Ruben Saraiva! Avokati i tij: S’ka asnjë provë që kreu krimin
7 Mars, 15:21
-
U hetua për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, pranon kërkesën e SPAK
7 Mars, 09:50
-
Hapet në Maj! Shihni si duket Rana e Hedhun dhe Laguna e Vilunit nga rruga e re panoramike ‘Shëngjin-Velipojë’ (video)
6 Mars, 14:50
-
Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj pritet të jetë kandidat për deputet në listën e mbyllur të PS-së në Lezhë
6 Mars, 13:50
-
U arrestua si pjesëtar i një grupi i gjobvënësve, Gjykata e Lezhës në burg 46-vjeçarin! Përdorte të miturit për të përcjellë mesazhet kërcënuese
6 Mars, 10:33
Kto anijet vetëm me emigrant vijn apo ka naj transport tjetër aty
PërgjigjuMos na i nxirrni me keto lajme me Italian se na lodhen, beni me shume shkrime per konsumin e breshkave si po shkon andej a i konsumojne apo janë leggenda urbane ?
PërgjigjuSHTETI SHQIPTAR TE MOS LEJOJE ME KETE ANIJE TE FUTET NE PORTIN E SHENGJINIT,,,PO NA NDOT UJRAT TONA....NUK DUAM TE NA LARGOHEN TURISTET....
PërgjigjuPaksa shpesh po vijnë këta anijet e rojës italiane, dikur vinin avionë.
Përgjigju