46 mijë dollarë për një gaforre me peshë 1.2 kg dhe gjatësi 14.6 cm

46 mijë dollarë për një gaforre me peshë 1.2 kg dhe gjatësi 14.6 cm

Një gaforre e veçantë, e quajtur “gaforrja e borës” u shit në Japoni për 5 milionë jen, ose 46 mijë dollarë, një shifër që vendos rekord botëror, sipas autoriteteve të peshkimit në Totori.

Gaforrja me peshë 1,2 kg dhe 14,6 cm gjatësi, theu rekordin Guinnes që mbahej nga një tjetër gaforre e shitur në Japoni vitin e kaluar për 18 mijë dollarë.

E blerë nga Tetsuji Hamashita, president i një kompanie prodhimesh deti, gaforrja do të përfundojë në pjatat e disa fatlumëve, por shumë të pasur, që do ta konsumojnë në një prej restoranteve më të shtrenjtë të Tokios. “E di që çmimi është tej mase i lartë, por kështu e do zakoni”, tha Hamashita për CNN.

“Megjithatë jam i sigurt që gaforrja e justifikon çmimin”.

Shitja e gaforres shënoi edhe nisjen e gjuetisë për këtë vit dhe blerësit mendojnë se sjell fat blerja e gaforres më të mirë të sezonit.

Gaforrja e borës, që konsiderohet një ushqim i veçantë në Japoni, gjendet vetëm në ujërat e Totori, në ishullin Honshu, mes Osakës dhe Hiroshimës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja