Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit, grupit të Bruno Çobos, që mashtruan qytetarët evropianë përmes Call Centerave.Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Bruno Çobo është drejtuesi i kësaj organizate kriminale, të cilët përfituan 4.7 milionë euro përmes skemave të mashtrimit “call center” te qytetarët italianë. Çobo u ekstradua nga Adu Dabi për në Shqipëri më 13 mars 2024.
Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento