Zhvillimet e fundit teknologjike, nuk kanë lënë pas edhe tualetin e së ardhmes. Bill Gates, themeluesi i Microsoft ka një plan të ri: Higjiena të jetë një e mirë e aksesueshme nga të gjithë, ndërsa ka investuar 5,3 milionë euro për tualetin e së ardhmes.

Në vendet e botës së tretë për shkak të mungesës së impianteve higjienizues të përshtatshëm, shumë persona vdesin prej sëmundjeve që burojnë pikërisht nga kjo mungesë.

Ndaj Bill Gates propozon një ËC që përdor energjinë me mikrovalë për të transformuar jashtëqitjet në elektricitet. Një ripërdor urinën për shkarkimin, një tjetër transformon fecet në karbon.

Këto lloj ËC janë prezantuar në Seattle në ambientet e fondacionit “Bill & Melinda Gates”, në garën e ideuar nga themeluesi i Microsoft dhe gruaja e tij, për të ideuar ËC të përshtatshme për 2.5 miliardë persona në botë që nuk kanë akoma në përdorim sisteme sanitare moderne.

(gm/Shqiptarja.com)