Të mirëpresësh kritikat e njerëzve mund të jetë një gjë e vështirë.
Në një farë mënyre, e gjithë bota rreth nesh varet nga opinionet dhe këndvështrimet.
Ju jeni gjatë githë kohës në qëndër të një audience që ju rrethon dhe kjo pa patur domosdoshmërisht një angazhim publik. Audienca juaj janë fqinjët tuaj, shitësi i dyqnit ku blini më shpesh, mësueset e fëmijëve tuaj e kështu me rradhë. Ata janë gjithmonë aty për t'ju thënë se diçka duhet ta bëni më mirë. Kjo mund tju tingëllojë jo mirë, sepse askujt nuk i pëlqen ti thonë se çfarë duhet të bëjë.
Por nuk duhet ti prisni kaq keq situata të tilla, sepse në të vërtetë ato forcojnë brenda nesh shpirtin garues dhe luftarak.
1-Kritikat janë një formë komunikimi
Nëse dikush ka një kritikë ndaj jush, kjo nënkupton se ai do të të japë feedback në atë që po bëni për ta. Kjo do të thotë një mundësi për të mësuar më shumë rreth personit për të cilin po punoni. Merrni një moment pushimi përpara se ti përgjigjeni asaj që po ju thotë. Në punë, të punosh me dikë që është i duruar dhe i aftë të pranojë e përgjigjet kritikave sjell zgjidhje konstruktive për çdo problem.
2-Feedback-u ndihmon për ta bërë produktin tuaj më të fortë
Nëse ju gjithmonë mendoni se keni të drejtë dhe nuk merrni parasysh feedback-un që mund të merrni nga të tjerët, si do ta mësoni me siguri se po bëni gjënë e duhur? Qoftë kur shisni një produkt ose ofroni një shërbim, të dëgjuarit dhe pranuarit ata që ju shohin nga jashtë, do tju bëjë të kuptoni se çfarë po bëni realisht.
Përdoreni këtë informacion për të ndryshuar performancën tuaj dhe do të shihni rezultate pozitive.
3-Kritikat ju detyrojnë të mendoni se si punoni
Kur kritikat janë konstruktive, ato mund tju çojnë larg praktikave të këqija dhe drejt praktikave të mira. Përpiquni të jeni objektiv dhe shihini gjërat që bëni nga një sy i jashtëm , sikur të mos jenë gjërat tuaja. Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë kur jeni thellësisht i përfshirë në një projekt, por këtu fillon sfida. Ju duhet ti riktheheni gjërave që keni bërë herë pas here për të parë çfarë keni humbur rrugës deri në atë moment.
4- Pjesa më e bukur e kritikave është se ju çojnë në avantazh
Mendoni rreth kësaj: Nëes dikush ju jep këshilla se si puna juaj, apo produkti duhet të ndryshojë në funksion të përmirësimit, kjo është një vlerë që ju e fitoni. Bota sot vuan nga mungesa e një fjale të mirë dhe të sinqertë. Kritika e sinqertë vlen shumë.
Kjo ju çon në avantazh mbi çdo njeri tjetër në sektorin ku punoni dhe mund të përdoret sërish në të ardhmen, për të përmirësuar veten dhe gjërat që bëni.
Kërkoni gjithmonë mënyrat për të tërhequr infromacion nga ata që ju rrethojnë.
5-Mos e merrni personalisht
Nëse dikush nuk e pëlqen punën tuaj, mos u rrëmbeni nga emocionet dhe ta merrni këtë si inat personal. Edhe nëse ndieni se po ju kritikojnë padrejtësisht, mos reagoni me impulse e inate, sepse kështu jum mund të dëmtoni marrëdhënien tuaj me një koleg apo klient të punës.
Mos harroni që kritikat konstruktive nuk janë kurrë ofendime. Merreni çdo gjë me qetësi!

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com