“Koha e mbërritjes së urgjencës është reduktuar me 2 minuta e 57 sekonda, me investimin e qeverisë për përforcimin e flotës së autoambulancave në territor”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë ceremonisë së dorëzimit të pesë autoambulancave moderne, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, me mbështetjen e qeverisë turke, nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku merrnin pjesë edhe zv/drejtori i përgjithshëm i TIKA, Birol Çetin dhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yoruk.
“Me qendrën unike të koordinimit të urgjencës mjekësore dhe shtrirjen e numrit 127 në të gjithë territorin, me investimet për 32 autoambulancat e reja nga qeveria shqiptare si dhe pesë të tjera që i shtohen sot flotës së autoambulancave kryesisht në zonat rurale dhe malore, përmirësojmë kohën e pritjes së urgjencës dhe cilësinë e shërbimit”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se nuk është e largët dita kur telefonatat për urgjencën shpesh mbeteshin pa përgjigje dhe autoambulancat ishin vetëm transportuese të pacientëve, Ministrja e
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se sot urgjencave mjekësore ju përgjigjemi më shpejt, por edhe më me cilësi.
“Vetëm për tremujorin e parë të vitit 2019 urgjenca mjekësore i është përgjigjur 96 mijë thirrjeve për ndihmë mjekësore në rang vendi. Numri i misioneve të kryera është rreth 25 mijë, nga të cilat 13 mijë e 400 misione pacientë janë trajtuar në banesë dhe 10 mijë janë transportuar për ndihmë të specializuar në spital. Trajtimi në banesë i më shumë se gjymës së pacientëve, shënon një arritje cilësore të shërbimit mjekësor të ofruar nga ekipet e urgjencës mjekësore,”, tha Manastirliu.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy ditët e fundit të hetimorit të shëndetësisë! Të hënë dhe të martë dëshmojnë ministra dhe ish ministra, pritet ardhja e Ilir Beqajt nga burgu
19 Tetor, 15:45
-
Qeveria ligj të ri për kërkimin shkencor/ PD: Qeveria po e centralizon! Manastirliu: Nuk preket autonomia e Universiteteve në shkencë
9 Tetor, 16:51
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë
4 Tetor, 12:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Paketa e Sigurisë/ Ministri Hoxha: Mbikqyrim shkollat me kamera sigurie, me 'SmartCity' monitorimi do jetë me inteligjencë artificiale
30 Shtator, 12:51
-
Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative
30 Shtator, 12:08
-
Liceu Artistik 'Jordan Misja' dhe Shkolla Koreografike në Tiranë me status! Kanë autonomi menaxheriale dhe financiare
21 Shtator, 15:15
-
PS e Tiranës mbledh Asamblenë! Ndahen detyrat e Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut! I pranishëm edhe Rama, ja porositë
14 Shtator, 17:50
-
240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
13 Shtator, 11:32
-
Siguria në shkolla/ Ministria e Arsimit: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%, 240 shkolla të ruajtura dhe 733 incidente më pak se vjet
13 Shtator, 10:56
-
Qeveria synon revolucionin teknologjik, 216 laboratorë të rinj në shkolla! Rama nga ‘Vaçe Zela’: Brenda dy vitesh ‘Smart Lab’ në të gjitha shkollat
11 Shtator, 14:51