5 deputetët që braktisën LSI-në, partia në ‘rënie të lirë’, rrjedhjet masive të këshilltarëve që nga viti 2018 (Emrat)

Vendimi për t’ju bashkuar Partisë Socialiste i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, figura qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, nuk është goditja e parë që merr partia me karakter familjar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi.

Në nëntor të vitit 2019, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, një person me peshë të madhe politike në qarkun e Durrësit, vendosi të braktiste LSI-në, duke u afruar me Partinë Socialiste. Para zhvendosjes në krah të PS-së, Koka u shpreh se “Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike”.

Koka refuzoi zbatimin e skenarit politik për dorëzimin e mandatit të deputetit në mars-pill 2009, ndërsa tha se LSI ishte marrë peng nga Sali Berisha. Në prill të vitit 2018, LSI-në e braktisi një tjetër deputet me peshë në Fier. Bëhet fjalë për deputetin Robert Bitrin, i cili u largua nga LSI. Për largimin e Bitrit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se “Jo tek ne nuk ka depozituar dorëheqje. I urojmë punë të mbarë Bitrit nëse është regjistruar në grupin e deputetëve të pavarur. Do të jetë ai që do të përballet me votuesit e LSI në Fier, nuk do të përballemi ne....Kjo do të thotë se edhe Ruçi edhe Bitri kanë frikë nga LSI kështu që nuk ka ndonjë problem”.

Ndërkaq, me Partinë Socialiste ka kaluar edhe një nga figurat kryesore të LSI. Bëhet fjalë për Spartak Brahon, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, në vitet 2011-2013. Braho i është bashkuar Partisë Socialiste prej dy mandatesh. Fillimisht, Braho ishte në rolin e ndërmjetësit për mbarëvajtjen e koalicionit. Por, pasi drejtimin partisë e mori Monika Kryemadhi, Braho është distancuar totalisht nga LSI.

Nga LSI është distancuar edhe Agron Çela, ish-deputet i kësaj force politike qarkun e Shkodrës. Në një kohë kur Monika Kryemadhi mbante një fjalim para ish-deputetëve të kësaj partie, duke u shprehur se do të bënin një opozitë të fortë, Çela takohej me kryeministrin Edi Rama në Velipojë. Të gjitha këto largime të rëndësishme janë shënuar pasi Meta i dorëzoi partinë Kryemadhit, pas zgjedhjes si President.

Largimi i deputetëve është vjetëm një pjesë e ‘eksodit’ në LSI. Në vitin 2018 deri në vitin 2019, LSI u përfshi nga një fenomen masiv dhe i gjithanshëm rrjedhjesh. Qindra anëtarë dhe përfaqësues vendorë braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Rrjedhjet në LSI nisën pas afrimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike.

Ata ishin të rëndësishëm, pasi LSI u kishte besuar detyrën dhe përgjegjësinë kryesore në zgjedhjet lokale të 2015, duke i vendosur në krye të listave për këshilltarë.

Agim Kraja, pjesë e grupit të këshilltarëve që kaluan me PS, ishte  krye të listës fituese të këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në 2015. Bora Panajoti, e cila u bashkua me PS, renditej e treta në listën e këshilltarëve të LSI, nga 13 në total. Në Tiranë, me PS kaluan edhe dy këshilltarë të tjerë të LSI, Genta Mezini dhe Naim Halili.

Kryesuesja e listës së këshilltarëve të LSI në Fier në 2015, Drita Sauli, iu bashkua PS-së në 2018. Pas saj, LSI-në e braktisën edhe Natasha Yzeiraj dhe Thoma Tyto.

Besmira Xhaferri, e cila ishte në krye të listës së këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak të Belshit në 2015,  i është bashkuar gjithashtu Partisë Socialiste në 2018. Pas saj, LSI-në e braktisën edhe Ramadan Elezi dhe Ruzhdi Fejzullahu.

Adrian Hyska, kryesues i listës së këshilltarëve të LSI në Gjirokastër në 2015, vendosi t’i bashkohet PS. Po ashtu, Elton Radovani, në krye të listës së këshilltarëve të LSI në Shkodër, iu bashkua PS. Pas tij, LSI-në e braktisën edhe Sokol Jubica, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj.

Edhe Albert Lilo, i cili ka kryesuar listën e këshilltarëve të LSI në Devoll në 2015, iu bashkua PS në 2018.  Pas tij, me PS-në u bashkuan edhe Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku. Në Durrës, në vitin 2018, katër këshilltarë të LSI, Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda dhe Skënder Korriku u bashkuan me PS.

Në Korçë, LSI-në e braktisën Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti. Në Kurbin, e braktisën LSI-në dhe u bashkuan me PS, Drane Halilaj dhe Vlash Piroli. Në Vlorë, kryesuesi i listës së këshilltarëve të LSI, Artimida Luci, u bashkua me PS.

Ikjet masive nga LSI janë reflektuar edhe në sondazhe. Disa sondazhe të publikuara nga Report Tv, nën kujdesin e Insituto Piepoli, në dhjetor 2020, LSI rezultonte me një rënie në 3 %.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • France: 07/01/2021 01:18

    Po Leshko,ish drejtori i Antes me 4 klas shkoll,injorant legjendar,vazhdon me Lsi-en?

    Përgjigju
  • [email protected]: 06/01/2021 23:10

    Bravo beni.por me sinqeritet as nje ne shqipri nuk ashte burr shtetit.un jetoj prej 10 viteve ne australi dhe ky shtet ashte ba vetem nga njerizit si kan vujt nga angelezt.por me keq arrdhje shqipria ka djem dhe vajza shum te Sjut dhe me vjen keq pse ne nuk marrim nji hap duke fillu nga un i pari me i hek kto ordinera politikan si kan tesh 30 vjet ne pushtet

    Përgjigju
  • beni: 06/01/2021 21:20

    Parti me e poshter se LSI nuk ka per te patur kurre Shqiperia. Pse? Arsyet jane nga me te ndryshmet. U krijua si levizje qe do sillte ndryshim por solli ,varferi,krim,droge,korrupsion ,blerje votash. Te gjitha keto perkthehen ne shpenien ne opozite dhe aq me keq ne shperberje totale. Varferia ne Shqiperi eshte e ulur kembekryq neper fshatra malore ,kurse Monika gjezdis me Range Rover ,makine sheiku . Nese me eurot e makines do nxirrte disa familje nga varferia do kishte disa vota me shume por ajo preferon makine te shtrenjte dhe familjet shqiptare te jene te zhytur ne borxhe. Korrupsioni nje plage qe sa vinte dhe thellohej me keq . Thashethemet neper burgjet arrijne deri aty sa te kete police burgjesh seksere me qellim punesimi militantesh apo mos transferime nga nje burg ne tjetrin. Skandali ne burgje eshte shume i thelle gjate kohes kur qeveriste leshelija. Ne burgje militantet e pd kaluan me lesheline dhe ata qe donin te punesoheshin aty si te majte e kishin shume te veshtire per shkak te pdisteve te kthyer ne lesheli. Doni emra konkrete nga burgu i Drenoves? Patjeter kur te doni dhe si ti doni!!! Etjen Gjata deri ne vitin 2013 te vriste per Sali Berishen por krejt papritur u kthye me lesheline. Irjat Lilo ka bere te njejten gje pasi u transferua ne Tirane te burgu i Vaqarrit. Thashethemet jane se per nje transferim paguhej Artur Zoto 1000 euro,200 i kishte sekseri 800 ministri Nasip dhe pjesa tjeter per zagaret e leshelise. Per nje vend pune paguhej 2000 euro por kjo shifer edhe mund te rritej pasi beje pazar me Roshi Tollozhinen ish kryetarin e komunes Bucimas. Me e keqja nuk kishte ardhur ende pas aksidentit ne kryqezimin e Pojanit ku vdiqen dy oficere teksa dilnin nga nje varrim.Dy oficere qe nuk duhej te kishin ardhur kurre ne Drenove por fati i keq beri qe ata te kishin fund tragjik. Leshelija fuste lehtesisht celulare ne burgje,droge,hashash dhe ata qe e pesonin ishin policet e shkrete qe nuk kishin rroge kushedise cfare. Vetem nga keta leshelija do shkrihet fare ne keto zgjedhje pasi gjaku i oficereve te vrare nuk lahet kurren e kurres!!!

    Përgjigju
  • Cepani: 06/01/2021 21:01

    Sa te kemi gjigandin Peco Vasili nuk pyesim per milingona fitorja esht e jone Kryeminstre Monika .

    Përgjigju
  • Kreshnik Zi aj: 06/01/2021 20:33

    Nuk pyet mali nga bora.LSI vtem ne Vlore mer 3 deputet

    Përgjigju
    • bebi: 06/01/2021 21:23

      Ata 3 deputete nk ka per ti marre ne keto zgjedhje me kete kryetare qe ka sps ne koalicion me Pd eshte Vangjel Dule qe ka alternativa me te mira sesa leshelija. Cope cope do jete ne te gjithe Shqiperine.

  • robi: 06/01/2021 19:50

    Me nje fjale mikroparticka e cizmes e paska marre rrugen e mutit

    Përgjigju
  • Aqif: 06/01/2021 19:37

    A jeni te qete ju ne ps

    Përgjigju
    • Rika: 07/01/2021 10:47

      Po zoti Cela nga corovoda

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja