Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion

TIRANË- Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi njoftuan sot koalicionin e përbashkët mes ‘Djathtas 1912’ dhe LZHK në zgjedhjet parlamentare 2025. Derën e të kanë hapur për çdo parti opozitare, përveç Sali Berishës. Alibeaj i ftuar në Report Tv thotë se ka vend për Lulzim Bashën me të cilin ndau rrugët pas përçarjes së Partisë Demokratike.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Alibeaj thotë se ky koalicion opozitar do jetë i bazuar në 3 vlera thelbësore, garimi me lista të hapura, mbështetja për drejtësinë dhe raporte të shëndetshme me partnerët ndërkombëtarë.

“Ka hapësirë për këdo, për Bashën, për deputetë të tjerë, figura publike, për lëvizje të tjera. Por të jemi të qartë, ky është një koalicion vlerash, nuk ia mohoj vlerat askujt, por do duhet të jemi të qartë kjo është një platformë që e pozicionin veten politikisht në opozitë me shumicën e sotme, dhe partitë e shumicës së sotme, të distancuar me subjekte apo parti të cilat kanë kontribuar me votë në mbylljen e listave, së dyti që gjatë gjithë kësaj kohe kanë delegjitimuar institucionet e drejtësisë dhe që kanë marrëdhënie të ngrirë me partnerët ndërkombëtar”, tha Alibeaj në Report Tv.

Sipas Alibeajt, kryeministri Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të targetuar SPAK e GJKKO, por edhe për të ruajtur staus qounë e kryetarokracisë. Dhe kjo, sipas tij u provua me bashkimin e votave për amnistinë penale dhe kodin e ri zgjedhor.

“Rama dhe Berisha bënë gjithçka, me një situatë suerreale, luftë, tymnajë, sherr, protesta njëri, tjetri që anatemonte, bashkuan votat në tragetin e përbashkët që kanë që është SPAK dhe GJKKO, historia e tregon arsyen reale përse janë bërë bashkë dhe bashkuan votat edhe kundër shqiptarëve. Duan të mbajnë staus qounë e kryetarokracisë. I kanë bërë të gjitha përpjekjet, i bënë në korrik se bashkuan votat”, u shpreh Alibeaj.

Me keqardhje e sheh edhe vendimin e Kushtetueses që rrëzoi ankimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor.

“Një grup partish e çuan çështjen në Kushtetuese, por nuk doli e suksesshme, i zhgënjyer se secili e krijon opinionin e vet në bazë të aftësive profesionale. Për Kushtetuesen do kufizohem edhe për shkak të modelit që duhet të japim, është një institucion që duhet ta respektojmë pavarësinë keqardhjes dhe hidhërimit”, vijon Alibeaj.

Një koment e ka edhe për ‘mosbindjen civile’ të PD, duke thënë se Berisha ka mbetur i rrethuar vetëm me mjeranë dhe këtë e tregon edhe pjesëmarrja në protesta. Sa i takon qeverisë teknike, Albeaj thotë se Rama nuk ka asnjë shans që t’ia japë, por është thjesht një alibio që Berisha e përdor për të mbajtur entuziazmin e ditës te militantët

“Mjafton faktin që të shohësh pjesëmarrjen, kam qenë dikur te PD, jam krenar për qëndrimet që kam mbajtur. Rrugët tona janë ndarë dhe janë të kundërta. Bëj krahasim me atë se çfarë dikur një parti arrinte të grumbullonte, me numrat mjeranë që grumbullohen tani. Nuk ka asgjë të përbashkët në konceptim mosbindje civile janë grumbullime të bëra nga PD për synimet e tyre. Një pjesë i drejtohet kundër sistemit të drejtësisë. E marrim të mirëqene qeverinë teknike, në parim jam dakord se kjo qeveri nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Deputetët e tij janë thjeshtë memecë dhe të verbër, ngrenë dorën siç thotë ai, në asnjë lloj shansi teorik, jo më praktik nuk ta jep. Ky është synim si një shpresë e vakët e përdorur nga përfaqësuesit më të lartë të PD, për të mbajtur entuziazmin e ditës te militantët dhe nuk është aspak realiste”, thekson Alibeaj.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 27/12/2024 21:51

    Rama, nuk u bè tani me Berishèn. Kètè, e dinè mirè, ata qè duhet ta dinè dhe qè kanè investuar shumè, qè ky vènd tè bèhet pjesè e europès dhe tè mos mbetet pellg i korrupsionit. Deri nè zgjedhjet e pranverès, Rama dhe Saliu, do u ngjajnè atyre dordolecave mitomanè qè bèjnè strategun tek Fevzi Bruno Vespa, afati i skadimit i tè cilève ka kaluar me kohè, bashkè me tullacin. Taboret e tyre, popullojnè birucat e burgjeve, si njerèz tè zhytur nè korrupsion, si ushunjza qè pinè gjakun e popullit mè tè varfèr nè kontinent. Fundi i kètij teatri tè shèmtuar po afron.

    Përgjigju
  • sevdaja: 27/12/2024 20:05

    Bravo Alibeaj, por kujdes se Basha te ha pas shpine. Ja ruajte partine dhe kur erdhi puna te flaku, apo me sakte ta punoi.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 28/12/2024 09:37

      Ju te pd -se lepini edhe ate qe keni peshtyre tere kohes jeni te pa parashikuar .Mos fantazoni kotRama nuk ka nevoj as per ju as per salen , Rama ka popullin dhe kete do ta shikoni ne 11 Maj

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur