SERIE A - Elseid Hysaj, 5 muaj pas nisjes së sezonit, është grumbulluar për herë të parë me Lazion.
Klubi italian, ka vendosur të grumbullojë shqiptarin dhe dy futbollistë të tjerë për ndeshjen e Kupës kundër Napolit, pasi kufizimet e listës nuk vlejnë ashtu si në Seria A dhe Evropë. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i Lazios Baroni i cili është shprehur:
“Nesër janë të gjithë që mund të përdoren, edhe Hysaj, Akpa dhe Basiç. I cilësoj si lojtarë që merren në konsideratë, për respektin si dhe për mënyrën se si janë sjellë në këto javë edhe pse nuk mund të luanin në kampionat apo Europë.
Për të gjithë të tjerët duhet të bëj vlerësime. Ne nuk kemi linja të dyta dhe kush shkon në fushë për mua është gjithmonë thelbësor.”