5 shtatori i shenjtërimit të Nënë Terezës/ Sot 4 vite më parë botës iu shtua një shenjtore

TIRANË- Si sot katër vite më parë, konkretisht 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore...Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti. 5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kolkata tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli. 

Ditën e djeshme, për herë të parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog u prezantua në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016 në Vatikan), letra e saj në origjinal e shkruar me disa fragmente në gjuhën amtare, dërguar Presidentit të kohës, Ramiz Alia.

Letra e Nënë Terezës për Ramiz Alinë 

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë. Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t'u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t'u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Spiropali kujton Nënë Terezën, publikon foton e veçantë të shenjtores kur ishte e re me kostum kombëtar të Prizrenit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka kujtuar  Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit të saj me një foto në moshë të re veshur me kostumin kombëtar të Prizrenit. Spiropali shkruan se ajo ishte një vajzë e brishtë, por që e armatosur vetëm me besim hyjnor dhe dashuri njerëzore theu çdo kufi tokësor.

“Shenjtorja jonë Terezë rrobën e bardhë e kishte shoqëruese të pandarë. Sot në ditën e Saj dua ta kujtoj të veshur me këtë kostum kombëtar të Prizrenit. VAJZË shqiptare e brishtë që i ra botës qark. Grua e armatosur vetëm me besim hyjnor dhe dashuri njerëzore theu çdo kufi tokësor duke u përjetësuar në Kujtesën universale të njerëzimit. Shenjtore që s’harrohet kurrë!”, shkruan Spiropali.

Nënë Tereza
Ora 12:12
Papa Françeku i drejtohet Shën Terezës: Lutu për ne që të udhëhiqemi nga dashuria e ta dhurojmë falas

Shenjtërimi i Nënë Terezës është kujtuar dhe nga Papa Frençesku. Ai ka drejtuar një lutje për të Shenjtën Nënë Terezë. "Nënë Tereza, bamirësja e pa lodhur, lutu për ne, që qëllimi i çdo aksioni në jetë të jetë dashuria, e ofruar falas për të gjithë pa dallimin e gjuhës, kulturës, racës ose fesë", shkruan Papa.

Postimi i Papa Fraçeskut në anglisht
Ora 10:18
Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Ambasada e SHBA: Bamirësia zbut ndikimet negative të krizave humanitare

Një mesazh në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës ka pasur edhe ambasada Amerikane në Shqipëri.

"Sot, më 5 shtator, është dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Kjo datë është zgjedhur për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, fitueses me origjinë shqiptare të çmimit Nobel për paqe dhe përkon me festën zyrtare shqiptare në nder të lumturimit të saj nga Vatikani. Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë është vendosur me qëllimin për të sensibilizuar dhe nxitur njerëzit, shoqatat dhe palët e interesuara në të gjithë botën nëpërmjet punës vullnetare dhe veprimtarive filantropike. Bamirësia zbut ndikimet negative të krizave humanitare dhe ndihmon në përmirësimin e shërbimeve në mjekësi, edukim, strehim dhe mbrojtjen e fëmijëve", shkruan Ambasada.

Ora 10:17
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Meta: Vepra e saj duhet të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Teksa ka publikuar një video, Meta theksoi se në këtë ditë vjen më i fortë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm.

 “Mbase ju nuk jeni të uritur për një copë bukë, por ndoshta është dikush atje në familje që është i padëshiruar, pa dashuri, pa kujdesje, i harruar. Atje është dashuria! Dashuria fillon nga shtëpia juaj! Një dashuri që është e vërtetë, dhemb! Kjo është ajo çfarë unë solla për ju. T’i jepni njëri-tjetrit më shumë dashuri!” – SHËN NËNË TEREZA

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë për të përballuar mjerimin, varfërinë, vuajtjet dhe vështirësitë e përditshme.

Vepra e Shën Terezës të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për një Shqipëri më humane dhe më të dhembshur që përkujdeset me dashuri dhe përulësi ndaj çdo qytetari në nevojë", shkruan Meta.

Ora 10:03
'Dita më e bukur? Sot! Pengesa më e madhe? Frika...'/ Kryemadhi: Fjalët e Nënë Terezës sot më të fuqishme se kurrë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës shprehet se fjalët e saj janë më të fuqishme se kurrë.

"Shën Tereza, simbol e mishërimi i shenjtërisë hyjnore me vargjet e saja, sot tingëllon më e fuqishme se kurrë.

“Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit.
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria."

Këto janë frymëzimi më i madh për çdo grua, burrë, djalë e vajzë që beson te jeta, te Zoti, te dashuria.

Sot është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe për të gjithë njerëzimin, se simbolizon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas shtatvogël por me zemër të madhe. Zemra e saj rrahu fort për të shpërndarë dashuri kudo në botë! Nënë Tereza është kudo e pranishme dhe frymëzuese, pasi Ajo ka lënë testamentin e besimit në Zot të pastër dhe të ndjerë në shpirt, optimizmin dhe shpresën gjithmonë fitimtare, thjeshtësinë e admirueshme, dashurinë hyjnore për njeriun, forcën, dhembshurinë dhe përkushtimin për të ndihmuar të gjithë të varfrit, të uriturit, të sëmurët, ata që vuanin e që ishin në vështirësi", shkruan Kryemadhi.

Ora 09:29
Rama kujton shenjtërimin e Nënë Terezës me disa nga shprehjet e saj më kuptimplota (VIDEO)

Me fjalët e Nënë Terezës, dhe një video nga momenti i saj në Shqipëri, por dhe veprat bamirëse, kryeministri Edi Rama, kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e Shenjtërimit të saj.

"Mirëmëngjes dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo", shkruan Rama.

 

Ora 09:21
Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Ruçi: Të gjithë të reflektojmë, nëse duam të jemi qaramanë apo të bëjmë diçka të vogël

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,është shprehur sot me njëmesazh me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo është një ditë e shënuar për besimin dhe komunitetin katolik, veprimtarët, organizatat dhe lëvizjet humaniste e filantropike në të gjithë botën. Por kjo është një ditë e shënuar veçanërisht për kombin shqiptar. Ne, shqiptarët, jemi krenarë që i kemi dhënë botës njëkohësisht një shenjtore dhe nobeliste. Është një rast unikal kur një nobeliste shenjtërohet, duke bashkuartokësorenme hyjnoren, kontributin për paqen me përpjekjet titanike për shërimin, mirëqenien dhe lumturinë e të varfërve, të sëmurëve e të pambrojturve.

Nëën Tereza është lartësia e përulur, edukatorja universale e të gjithë  njerëzimit dhe për të gjitha kohrat. Sot, në 110 vjetorin e lindjes dhe katërvjetorin eshënjtërimit të  Nënë Terezës, të gjithë duhet të reflektojmë. Nëse dëshirojmë të ndërtojmë lumturinë nëpërmjet egoizmit për pasurim apo lehtësimit të varfërisë së të tjerëve nëpërmjet ngrohtësisë, le t’i referohemi Nënë Terezës.

Nëse dëshirojmëtë zgjedhim midis ambicjes për të triumfuar apo dhënies së dashurisë për të tjerët, le t’i drejtohemi Nënë Terezës. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis përparimit nëpërmjet  forcës apo nëpërmjet dhimbsurisë  njerëzore, le të mësojmë nga Nënë Tereza. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis qaramanëve dhe atyre  që bëjnë përditë nga një gjë të vogël, të dobishme, le të veprojmë si Nënë Tereza. Nëse dëshirojmë që sakrificat e vuajtjet të mos na dekurajojnë, por të na nxisin për t’u ringritur dhe vazhduar luftën në emër të së mirës dhe lumturisë së të gjithëve, shembulli është Nënë Tereza”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,nëmesazhin e tijme rastine Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ora 09:20
Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Basha: Ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi

Me fjalët e Nënë Terezës, kryedemokrati  ka zgjedhur të japë një mesazh në ditën e shenjtërimin e saj. Basha thotë ky 5 shtator duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për gjendjen ekonomike se ku ndodhet vendi.

"Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të dashurisë, dhembshurisë dhe kujdesit për të varfërit e të pamundurit, është mbi të gjitha një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë që sot gjenden mes vështirësive dhe pamundësive. Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Kjo thënie e Nënë Terezës le të jetë frymëzim për të nisur së bashku ndryshimin, për të ndërtuar një jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, me më shumë përkujdesje për të pamundurit, me mundësi për punë e jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, për ditë më të mira për popullin dhe vendin tonë", shkruan Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja