5 shtatori, shpallet nga OKB-ja
Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë

5 shtatori, shpallet nga OKB-ja <br />Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë
TIRANE - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 shtator, dita kur vdiq Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.
Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur miratimin e kësaj rezolute sot, më 17 dhjetor 2012.

“Me këtë vendim, vendet anëtare të OKB-së, duke njohur e vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të akteve të bamirësisë në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore, i bëjnë një homazh të merituar aktivitetit e trashëgimisë së Nënë Terezës, e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar botërisht për përkushtimin dhe punën e saj gjatë gjithë jetës në ndihmë të të sëmurëve, të varfërve e njerëzve në nevojë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Rezoluta e OKB-së bën thirrje që më 5 shtator, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, organizatat e Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile, si dhe individët, të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

“Shqipëria ishte një nga vendet kryesore sponsorizues të kësaj rezolute dhe Misioni ynë në Kombet e Bashkuara pati një rol kyç në miratimin me konsensus të saj. Nëpërmjet një lobimi të fuqishëm, rezoluta arriti të marrë bashkësponsorizimin e më se 20 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë