Kim: Shumë kanë dashur që Reforma në Drejtësi të mos ndodhë dhe po tentojnë ta bllokojnë, por ne po shohim rezultate! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika

TIRANË- E drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, ashtu si në të gjitha mesazhet e saj, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka deklaruar se edhe sot, kur kanë kaluar 5 vite nga miratimi i saj, ka ende persona që tentojnë të bllokojnë Reformën në Drejtësi. Janë po ato persona që nuk e kanë dashur që në fillim, tha Kim, e megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, diplomatja amerikane tha se kjo  Reformë po jep rezultatet e saj. Si arritje, ajo solli në vëmendje funksionimit e institucioneve të drejtësisë, por ajo çka listoi si më të rëndësishme është mesazhi që po jepet se " ligji është i barabartë për të gjithë dhe se askush nuk është mbi të".

Në të njëjtën linjë me diplomaten amerikane ishte edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Duke e cilësuar Reformën në Drejtësi si një nga çështjet më të rëndësishme të Bashkimit Europian, Soreca kërkoi më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e Reformës. Për të treguar se BE-së mbështet Shqipërinë për zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme, Soreca tha se BE-ja do të të japë edhe 9 mln euro të tjera për mbështetje.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur, megjithatë ka ende disa sfida përpara për t'i kaluar, siç është Vettingu, sipas së cilët po ecën me ritme të ngadalta, plotësimi i vakancave që janë krijuar pas largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar edhe hartën e re ligjore, që duhet të jetë në baraspeshë me adresimin e nevojave të qytetarëve dhe garantimit të drejtësisë.

Të pranishëm ishin edhe krerët e institucioneve të reja, të cilët sollën në tryezë problematikat dhe sfidat me të cilat po përballen. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi kërkoi më shumë bashkëpunim mes krerëve të institucioneve të reja, kreu i ILD-së, Artur Metani tha se ka ardhur koha për të dhënë rezultate. Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha dha lajmin se kjo Gjykatë brenda 5 vitesh do të ketë një godinë të re. Nga ana tjetër, kryeprokurori Olsian Çela ngriti alarmin se në disa prokurori situata është e rënduar për shkak të vakancave, duke paralajmëruar një përkeqësim të situatës në vjeshtë. Mes të tjerave, ai kërkoi ndryshim urgjentë të hartës gjyqësore të propozuar nga KLGJ që 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Në fund, kreu i SPAK, Arben Kraja kërkoi që mandati i prokurorëve të zgjatej nga 9 që është aktualisht, pasi sipas tij nuk mund të zgjidhen probleme me mandat të kufizuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
Kraja kërkon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK: Problemet nuk zgjidhen me mandat të kufizuar! Lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga SPAK

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paraqitur punën  e bërë nga institucioni që ai drejton, e ndërsa ka parashtruar edhe disa problematike. Së pari ka kërkuar ambiente për anëtarët e BKH-së, një problematike e artikuluar prej tij shpesh në daljet publike si edhe ka kërkuar zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK, ku aktualisht është 9 vite, pa të drejtën për t'u rizgjedhur. Ai shtoi se "lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga SPAK". 

"Për SPAK ka qenë një vit intensiv, po jepen produkte konkrete, shihet te pritshmëritë në raport me partnerët, shihet në raport me publikun, ka një rritje të besimit të njerëzve, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që mes pritshmërisë dhe realizimit janë dy koncepte të ndryshme , ka ardhur koha të hedh 2 momente që lidhen me punën tonë, nevojën për një ambient të përshtatshëm për BKH, të ulemi dhe të gjemë një zgjidhje, momenti i dytë është mandati i kufizuar për prokurorët e SPAK dhe të anëtarëve të BKH-së. Koncepti i pandëshkueshmërisë për arsye të lidhjeve politike do marrë fund", tha Kraja.

Ora 11:33
Çela: Situata në disa prokurori e rënduar nga vakancat, pritet përkeqësim në vjeshtë! Harta e re gjyqësore të ndryshohet urgjent! Të shkojmë drejt dosjeve hetimore online

 

Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar ndryshim urgjent të hartës së re gjyqësore, ku KLGJ ka prezantuar që 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Ai nuk është dakord me të duke thënë se duhet ndryshuar urgjentisht, e ndërsa tha se situata në disa prokurori është e rënduar për shkak të vakancave.

"Harta gjyqësore, ribërja e saj është emergjente, situata në disa prokurori të vendit është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës.  Ndryshimi në ligjin e magjistraturës, kohëzgjatja mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë. Garantimi i prokurorëve duhet një rritje e dhënies së llogarisë së tyre, mungon matja e performancën profesionale, kërkon një prokurori që vepron si një e tërë, sot sistemi aktual përtej zgjedhjeve të guximshme ka nevojë për përmirësime që të çojë të rritja e eficensës. Duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, do rrisë eficensën, do ulë kostot, do rrisë cilësinë e hetimit, kontributin tonë", tha Çela.

Ora 11:24
Sadushi: Puna në Gjykatën e Lartë nuk është me aq e pashpresë! Duhen më shumë këshilltarë dhe ndihmës ligjorë se gjyqtarë që drejtësia të jetë më efikase

 

Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar se puna në Gjykatën e Lartë nuk është më aq e pashpresë sa ishte në fillim, ku gjyqtarët i prisnin në stok mbi 36 mijë dosje. Ai foli për punën e bërë nga ky institucion, e ndërsa vuri theksin se sipas tij që një drejtësi të jetë më e mirë duhen më tepër këshilltarë dhe ndihmës ligjor, sesa gjyqtarë.

"Gjykata e Lartë është funksionale për shkak të mënyrës se si është arritur të menaxhohet puna, por edhe për shkak të ndihmës qoftë në aspektin ligjor, gjykata e lartë gjendet në një presion pozitiv të ndërkombëtareve, të medias, të opinionit publik dhe pavarësisht numri të ulët të gjykatës së Lartë, kjo është funksionale dhe ka kapacitet për të dhënë drejtësi. Është ndeshur me sfida që në emërimin e gjykatës së parë që nuk ishin të lehta për t'u përballuar, por situata nuk është më aq e pashpresë në momentin e parë se në një volum të madh prej 36 mijë dosjesh, sigurisht situata duket e pashpresë, por kjo nuk është më tani se mundësitë janë, rrugët janë shtruar për mënyrës se si Gjykata po vepron, kemi vendime që kanë krijuar një praktikë, edhe pse nuk janë vendime unifikuese, kemi nxjerrë 2 vendime unifikuese dhe së shpejti do të kemi edhe një vendim të tretë, unfikimi i praktikës. Duke bërë një krahasim, shohim që në këtë muaj, ne arritëm që të kalonin numrin  e vendimmarrjes se numrin e ardhjes së dosjeve, kjo është një shpresë. Kemi disa sfida, procesi ka nisur, shpresojmë që të vijojmë sa më shpejt që Gjykata e Lartë të punojë për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. Jam i parimit më shumë këshilltarë dhe ndihmës ligjorë se gjyqtarë, kështu sistemi i drejtësisë do jetë më efikas", tha Sadushi.

Ora 11:09
5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Tusha: Në 5 vitet e ardhshme Gjykata Kushtetuese me godinë të re, me një sallë me dinjitoze

 

Në fjalën e saj në tryezën për 5-vjetorin e miratimin e Reformës në Drejtësi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka dhënë shifra duke thënë se edhe pse me një trup të pa plotësuar totalisht dhe krejtësisht të re, kjo Gjykatë përgjatë kësaj kohë ka shqyrtuar 120 çështje.  Ajo vlerësoi pozitive vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj kjo gjykatë ka nevojë për një sallë dinjitoze.

"Formula e re e anëtarëve të gjykatës dhe përcaktimi në mënyrë më të detajuar të kritereve që duhet të plotësojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i kësaj formule bëri të mundur që të emëroheshin 3 anëtarë të GJK dhe në dhjetor 3 anëtarë të tjerë duke plotësuar vakancat e presidentit dhe Kuvendit, ndërkohë që mbeten ende vakancat e ardhura nga Gjykata e Lartë. Ndryshimet prekën edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, Gjykata nuk ka ende një vendimmarrje për kërkesat individuale, pasi kërkuesit nuk kanë mundur të plotësojnë kërkesat paraprake, që ka të bëjë me shterimin e mjeteve juridike. Ndonëse para sfidës së një trupe të pa plotësuar tërësisht dhe një trupë të re, ka kryer një punë voluminoze, përgjatë këtij viti kemi shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin. Ajo ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura dhe i ka dhënë vendimet e arsyetuara brenda afatit, përveç synimit parësor, Gjykata i ka dhënë të njëjtën rëndësi miratimin e akteve të brendshme të saj. Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj. Dallimi mes nevojave të gjykatës he shkallës së miratimit të tij, vazhdon të rritet në këtë kuptim do të vlerësoja pozitive çka u prezantua sot nga Ministria e Drejtësisë, për ndërtimin e një godine për Gjykatën Kushtetuese për 5 vitet e ardhshme", tha Tusha.

Ora 11:01
Ibrahimi: Më shumë bashkëpunim mes institucioneve të reja të Drejtësisë! Metani: Koha për të dhënë rezultate

 

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi vuri theksin te bashkëpunimi mes institucioneve të reja të drejtësisë.

"Vetë pamja e përfaqësuesve të institucioneve të rreshtuar tregon shumë qartë që arkitektura e re e sistemit të drejtësisë është komplekse, por inteligjente. Megjithatë, ajo sjell në plan të parë nevojën për koordinim, duhet të mësojmë të ndërveprojmë, strategjia që shtrohet sot është dokumenti që materializon edhe mënyrën se si do të koordinohemi me të ardhmen për rezultatet. Për të gjitha institucionet është koha për të dhënë rezultate dhe ne jemi duke e bërë, diku më të dukshme diku jo, është një moment i rëndësishëm që të kornizohet në një strategji të efekte", tha Ibrahimi.

Nga ana tjetër, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani tha se tani më është koha për të dhënë rezultate.

"Iku epoka e ngritjes së institucioneve, është koha e rezultateve për të justifikuar besim,n te drejtësia, kjo është sfida e së ardhmes", tha Metani.

Ora 10:41
Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! Disa nuk kanë dashur që Reforma në Drejtësi të ndodhë dhe po tentojnë ta bllokojnë! Vazhdoni para, SHBA do t'ju mbështesë

Në kuadër të 5 viteve të Reformës në Drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim,  tha se është ecur shumë para dhe se tashme reforma ka dhënë rezultate e para. Kim tha se tashmë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe se kanë dhënë rezultate me veprimet e tyre, ndërkohë që shtoi se edhe vettingu ka shkulur nga sistemi i drejtësisë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Ambasadorja amerikane theksoi në fjalën e saj se ende ka njerëz që nuk duan që kjo Reformë të ecë para, dhe se shumë duan që ta bllokojnë vazhdimin e saj. Diplomatja amerikane tha se është puna e gjithsecilit që të vazhdojë të çojë para këtë Reformë ndërkohë që konfirmoi se SHBA do të jetë në krah për të mbështetur Shqipërinë gjithmonë.

5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese ligjore për Reformën në Drejtësi. Në sondazhe, shqiptarët mbështetën Reformën në Drejtësi gjë që dëshmoi, sesa shqiptarët e zakonshme dëshironin një ndryshim thelbësor të ndryshimeve në Drejtësi. Reforma nuk ka qenë e lehtë, por tani jemi duke para rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate. Vettingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që Reforma në Drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë.

Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur dhe shumë kanë dashur të mos ndodhte, dhe shumë vazhdojnë që ta parandalojnë vazhdimin e saj. Është puna e gjithësecilit rreth kësaj tryeze, e kryesisht e shqiptarëve që të rikonfirmojnë punën tuaj sikurse populli juaj e dëshiron. Është koha të hapni një epokë të re që të krijoni një sistem ku qytetari të ketë mundësi të barabarta. Ky është fillimi, ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë. Ky është një çast kritik, SHBA është me ju, dhe ju duhet të kapërceni pengesat që mbesin në shtegun tuaj. Do jemi me ju deri në fund. Mbështetja e SHBA ka filluar me administratën e Obamës, Trump dhe në administratë e Biden kjo mbështetje do të fuqizohet. Ka ardhur koha, është një kohë e mirë shumë gjëra janë arritur. Është një kohë e mirë të vlerësojmë ku jemi dhe çfarë kemi bërë. Të përmirësohemi që t'ja dilni mbajnë në emër të popullit tuaj. Në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë ju përket ju që jeni pjesë e sistemit të drejtësisë.’- tha Kim.

Ora 10:37
Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e Reformës në Drejtësi! BE do japë dhe 9 mln euro për mbështetje

 

Duke e cilësuar Reformën në Drejtësi si çështjen më të rëndësishme të BE-së, ambasadori Luigi Soreca ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e saj.

"Kur ka vullnet gjendet një mënyrë. Është koha të fitojmë besimin e publikut. Implementimi kërkon përgjegjshmëri dhe dialog të intensifikuar. Kërkon vullnet për të bashkëpunuar. Implementimi kërkon forcë dhe pragmatizëm, kompetencë dhe lidership. Kërkon të ngrihesh dhe të provosh sërish. Kompetenca është aftësia për të aplikuar standardet e BE.  Kërkoj më shumë bashkëpunim, më shumë lidership nga të gjitha anët e politikës dhe institucionet e drejtësisë dhe shoqëria civile. Strategjia e re drejtësisë që do diskutojmë sot, do të ngejë reformën në një shkallë më të lartë. Strategjia është një tur i rëndësishëm për bashkëpunim. Reforma në drejtësisë është çështja më e rëndësishme e BE dhe SHBA në Shqipëri dhe ne e mbështesim atë në të gjitha format. Po vijnë edhe 9 milion euro të tjera si mbështetje", tha Soreca.

Ora 10:13
Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, është garantuar paanësia! Rezultatet e SPAK domethënëse

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur, e ndërsa theksoi se lufta nga korrupsioni po ecën me ritme të larta. Megjithatë, ajo evidentoi dhe sia sfida me të cilat po përballet Reforma në Drejtësi 5 vite nga themelimi i saj.

"5 vjet nga miratimi i reformës në Drejtësi janë provë e gjallë e një sërë arritjesh tepër të rëndësishme që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave të drejtësisë së re, që tregojnë qartësisht se reforma është në udhën e duhur në një process të pakthyeshëm.  Arkitektura kushtetuese dhe ligjore ka garantuar pavarësinë dhe paanësinë e plotë të sistemit të drejtësisë. Të pandikuar nga politika dhe çdo faktor tjetër të jashtëm, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë kanë në dorë që përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore në promovimin, emërimin e magjistratëve në sistem ashtu si dhe inspektimin dhe procedimin disiplinor në rastet e shkeljeve, ta ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë.  Lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë po njeh një kurbë rritëse, duke shenjuar në vijimësi me rezultate të prekshme, të vlerësuara dhe të mirëpritura nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. 

Pastrimi i sistemit nëpërmjet procesit të “Vetting”-ut nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të padenjë dhe rezultatet e deritanishme të strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që të dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin e qytetarëve te sistemi. 
Ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë përtej vonesave tashmë të njohura, sot janë funksionale dhe që pritshmëria ndaj tyre për paanësi, profesionalizëm, integritet në vendimmarrje është shumë e lartë.  

Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se vështirësitë, me të cilat përballet zbatimi i reformës sot nuk janë të pakta. Procesi i “Vetting”-ut do të duhet të vijojë me ritme më të shpejta duke respektuar standardet më të mira dhe të unifikuara në të gjithë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse të këtij procesi. Vakancat e krijuara në sistem për shkak të largimeve të shumta kanë passjellë nevojën për të adresuar strategjikisht rritjen e numrit të pranimeve në Shkollën e Magjistratëve dhe ruajtjen e cilësisë profesionale, formimit të shëndetshëm etik dhe promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem. 

Rritja e eficencës së sistemit padyshim do të ndihmohet edhe nga harta e re gjyqësore. Institucionet me përgjegjësi ligjore si Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ do të duhet të peshojnë në mënyrë të kujdesshme nga njëra anë adresimin e nevojave imediate të sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër garantimin e aksesit në drejtësi të çdo qytetari. Një hap i rëndësishëm që i parapriu kësaj vendimmarrje, ishin edhe ndryshimet ligjore në maj 2021, të cilat mundësuan funksionimin e plotë të degëve të gjykatave. ", tha ndër të tjera Gjonaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barnaba: 23/07/2021 14:22

    Komentuesit qe sulmojn cdo lajm pozitiv nga reforma ne drejtesi, qe vjellin vrer dhe qe perhapin helm kudo ne portalet e lajmeve t'a harrojn se partia e Berishes vjen me ne pushtet. Nese keni ndergjegje/identitet shqiptar, nderoni te paret tuaj dhe vendosuni ne anen e duhur te historise. Mbeshtesni reformen si themeli i ringritjes se kombit. Ndersa per te tjeret, per komentuesit shqipfoles antishqiptar, te cilet jane demaskuar sa e sa here ne forumet dhe portalet e tyre ne facebook ku ata bejn propagand (deri ne ate pike sa e kane pranuar vete qe nuk e konsiderojn veten shqiptar), i keshilloj te shfletojn dokumentat historike (nga autoret e lashte si Tukitidi dhe Straboni deri te dokumentet veneciane te publikuara nga profesor Pellumb Xhufi, qe te kuptoni origjinen tuaj te vertet. Nese keni frike se mos zbuloni qe keni origjine shqiptare, atehere, sic ju kam thene edhe ne hapsirat e tjera dixhitale, vazhdoni te besoni mashtrimet e akademise greke dhe aleateve te tyre (agjenti N.G.L. Hammondhani, etj.). Nese keni keni frike nga e verteta, vazhdoni hani supen e OMONIAS, dhe villeni perseri si vrer dhe helm propagande me komente ne portale lajmesh dhe ne forume. Kombi shqiptar u mbijetoi padrejtesive te shek. 19-te dhe 20-te. Tani asgje nuk e ndalon dot ringritjen, as protestuesit me molotov nen urdhra partiak, dhe as supaxhijnt antishqiptar qe shtiren si shqiptar dhe perhapin propagand ne interes te qarqeve fashiste nga Greqia.

    Përgjigju
  • Fato: 23/07/2021 11:00

    Ambasadoret mburren me shume, nderkohe qe nuk kane asnje lidhje me impaktin nga e ashtuquajtura drejtesi e re. Kurse kreu i SPAK e ka hallin se vitet do ikin dhe duan te rrine deŕi sa te dalin ne pension ne zyre. Pale kur thote se do bejne namin. A e dini ju se sa ceshtje ka patur ne hetim Ben Kraja para SPAK? 000!!! Por me e temerrshme eshte qeveria me ministren e saj. Qe ka nje fjalim te pergatitur se sa shume po lefton, porse nuk flet fare per 150 mil euro humbje ndaj Beketit apo 1 milion te dhena personale te abuzuara.

    Përgjigju
  • RROFTE SHQIPERIA: 23/07/2021 10:23

    QEROJENI KET IDIOTE MORE, KA DALE NE PENSION PREJ 2 VITESH DHE AKOMA DREJTON TEMPULLIN E DREJTESISE NE sHQIPERI !!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/07/2021 10:11

    Pese vjet reforme me llogje,tha,u tha... fjalet e mira e gurin traste-ka thene ky popull fatzi e i mjeruar. Me reformen behet politike prej pese vjetesh e nuk duhet sa do vazhdoje,duke i dhene popullit uje me bishtin e luges dhe vazhduar nxjerrjen e drites syrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024