Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, është garantuar paanësia! Rezultatet e SPAK domethënëse

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur, e ndërsa theksoi se lufta nga korrupsioni po ecën me ritme të larta. Megjithatë, ajo evidentoi dhe sia sfida me të cilat po përballet Reforma në Drejtësi 5 vite nga themelimi i saj.

"5 vjet nga miratimi i reformës në Drejtësi janë provë e gjallë e një sërë arritjesh tepër të rëndësishme që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave të drejtësisë së re, që tregojnë qartësisht se reforma është në udhën e duhur në një process të pakthyeshëm.  Arkitektura kushtetuese dhe ligjore ka garantuar pavarësinë dhe paanësinë e plotë të sistemit të drejtësisë. Të pandikuar nga politika dhe çdo faktor tjetër të jashtëm, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë kanë në dorë që përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore në promovimin, emërimin e magjistratëve në sistem ashtu si dhe inspektimin dhe procedimin disiplinor në rastet e shkeljeve, ta ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë.  Lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë po njeh një kurbë rritëse, duke shenjuar në vijimësi me rezultate të prekshme, të vlerësuara dhe të mirëpritura nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. 

Pastrimi i sistemit nëpërmjet procesit të “Vetting”-ut nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të padenjë dhe rezultatet e deritanishme të strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që të dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin e qytetarëve te sistemi. 
Ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë përtej vonesave tashmë të njohura, sot janë funksionale dhe që pritshmëria ndaj tyre për paanësi, profesionalizëm, integritet në vendimmarrje është shumë e lartë.  

Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se vështirësitë, me të cilat përballet zbatimi i reformës sot nuk janë të pakta. Procesi i “Vetting”-ut do të duhet të vijojë me ritme më të shpejta duke respektuar standardet më të mira dhe të unifikuara në të gjithë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse të këtij procesi. Vakancat e krijuara në sistem për shkak të largimeve të shumta kanë passjellë nevojën për të adresuar strategjikisht rritjen e numrit të pranimeve në Shkollën e Magjistratëve dhe ruajtjen e cilësisë profesionale, formimit të shëndetshëm etik dhe promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem. 

Rritja e eficencës së sistemit padyshim do të ndihmohet edhe nga harta e re gjyqësore. Institucionet me përgjegjësi ligjore si Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ do të duhet të peshojnë në mënyrë të kujdesshme nga njëra anë adresimin e nevojave imediate të sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër garantimin e aksesit në drejtësi të çdo qytetari. Një hap i rëndësishëm që i parapriu kësaj vendimmarrje, ishin edhe ndryshimet ligjore në maj 2021, të cilat mundësuan funksionimin e plotë të degëve të gjykatave. ", tha ndër të tjera Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Kim: Shumë kanë dashur që Reforma në Drejtësi të mos ndodhë dhe po tentojnë ta bllokojnë, por ne po shohim rezultate! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët