5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion psikologjik gruas, 10 vjet për përsëritësit, ndryshimet e reja në Kodin Penal

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj nga deputetet e Partisë Socialiste Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni për ndryshimin e Kodit Penal, për ashpërsimin e ndëshkimin për veprën penale të dhunës në familje. Nisma ligjore parashikon dënimin nga një deri në pesë vite burg të kujtdo që dhunon bashkëshorten apo bashkëshortin nga dy vjet që është aktualisht. Konkretisht, projektligji parashikon ndryshimin e nenit 130/a të Kodit Penal për veprën penale të dhunës në familje.

Ndryshimi i propozuar parashikon që rrahja dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kodi Penal në fuqi parashikon që kjo vepër penale dënohet me burgim deri në dy vjet, duke mos vendosur një kufi për dënimin më të ulët. Legjislacioni në fuqi ka krijuar hapësira që dhunuesit t’i shpëtonin ndëshkimit, pasi përcaktohet vetëm dënimi maksimal deri në dy vjet dhe jo kufiri minimal, siç parashikohet në ndryshimet e propozuara. Gjithashtu, projektligji parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, personi i akuzuar dënohet nga dy deri në 10 vjet burg.

Kodi Penal në fuqi parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, dënohet nga një deri në pesë vjet. Me ndryshimet që iu bënë Kodit Penal në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2013 u parashikua për herë të parë kriminalizimi i veprës penale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Dy deputetet theksojnë se ‘Zbatimi i këtyre sanksioneve nuk ka zbutur dhunën ndaj gruas, madje në disa raste ka patur efekt të kundërt. Episodet e përsëritura të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, veçanërisht rastet kur dhuna përsëritet edhe ndaj grave që kane përfituar urdhër mbrojtje nga gjykata, deri në humbjen e jetës, janë kambanë alarmi për ndërhyrje të menjëhershme në legjislacion me mekanizma që forcojnë masat kundër dhunës’.

Propozimi i dy deputeteve Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni
Neni 130/a bëhet
Dhuna ne familje

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish - lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose ne lidhje apo ish - lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Plagosja e kryer me dashje ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish - lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në pune më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim një deri në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë  të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga dy deri në 10 vjet burgim.

Neni 130/a i Kodit Penal në fuqi është
Dhuna në familje

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet.

Projektligji i depozituar në Kuvend

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hajde ligj hajde: 22/01/2020 11:12

    Kur Bariu i shtepise, behet lepur ahahhaha

    Përgjigju
  • Turi: 22/01/2020 09:34

    Po kur ndodh e kunderta apo në këtë rast shpërblehen gratë

    Përgjigju
  • Nesti: 22/01/2020 03:08

    Ishalla Po nxjerrni noj ligje se kush I hip grus 5 vjet burg edhe 10 vjet mos ti ofrohet hahah kena shtet Na jo llafe

    Përgjigju
  • Anonim se na shef gruja: 21/01/2020 18:11

    Obobo cdo na bojn denoncime fallco per dhun psikologjike e cila nuk ka noi fakt te bojm burg kot po ti doj qefi gruas tash

    Përgjigju
  • Egzon: 21/01/2020 17:25

    Po per ato gra qe dhunojn burrat a ka naj denim a jo

    Përgjigju
  • Ana: 21/01/2020 15:23

    HA HA HA Ketu jane te lire kriminelet, mos te jene dhunuesit...

    Përgjigju
  • nruja: 21/01/2020 12:46

    ha ha haaaaaa perralla me mbret. keni nje kryehajdut gjyqtar qe bashkeshortja i ka bere kallzim penal per dhune dhe vittingu e kaloi...karstriot kriminel selita

    Përgjigju
  • durresi: 21/01/2020 12:03

    O sa mire . Tani gjithe burrat po perfundojne ne burg perfshire dhe kryeministrin. Po jetokan vetem grate ne vendin tone deri sa te vije Odiseja e te zbuloje qe ktu ska burra .

    Përgjigju
  • Gjorm: 21/01/2020 11:26

    Shume mire dhe të respektohete ligji bëni kontrolle të forta në Vlore se i kalbene vlonjatete gratë e tyre në të rrahure

    Përgjigju
  • Hasani: 21/01/2020 10:48

    Votoni edhe ligjin per denimin kapital sepse krimi eshte bere i gjithepushtetshem. 2020-ta po na sjell ndermend 1997-en.

    Përgjigju
    • Gjorm: 21/01/2020 12:07

      Sidomos në Vlore njeres të liqe i ngordhene gratë në të rrahure

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur