50 vepra të Bujar Zajmit për herë të parë në një ekspozitë, e bija: Babai punoi në fshehtësi, pas ’90 filloi të prezantojë veprat e tij

Janë 50 vepra të paekspozuara më parë nga krijimtaria e Bujar Zajmit, të cilat shfaqen për publikun në të parën ekspozitë pas ndarjes së tij nga jeta dy vite më parë.

“Bzaj ‘24” është çelur në AZK Academy nën kujdesin e vajzës së artistit, piktores dhe stilistes Anila Zajmi.

Veprat janë punë që artisti i ka krijuar pas vitit 1990 dhe që kanë karakter të ndryshëm nga pikturat e prezantuara në ekspozitat e mëparshme.

“I jam larguar qëllimisht prezantimit të tij në etnografi. Ka pak vepra të këtij lloji dhe jam përqendruar te veprat me karakter më të veçantë: më modern, më intim, më simbolik”, thotë Anila Zajmi, e bija e Bujar Zajmit.

Punët e Zajmit shfaqin në një aspekt tjetër të panjohur të krijimtarisë së tij, që ka të bëjë kryesisht me konceptin abstrakt dhe stilistik, në teknika shumë të veçanta dhe në formate të vogla.

“Babi ka punuar gjithë kohën e realizmit socialist në fshehtësi dhe vetëm pas ’90-ës ka filluar të prezantojë veprat e tij. Por vepra e tij është shumë e bollshme dhe shumë e larmishme dhe unë kam menduar që herë pas here ta ekspozoj në koncepte dhe forma të ndryshme koleksionesh të kuruara me shumë kujdes”, vijoi Anila Zajmi.

“Bzaj ‘24” do të qëndrojë e çelur për disa muaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla