500-vjetori i vdekjes së Skënderbeut 
Ja letra e Papa Palit për shqiptarët

500-vjetori i vdekjes së Skënderbeut <br />Ja letra e Papa Palit për shqiptarët
Kohëve të fundit, botohen pandërprerë lajme, informacione, shkrime, studime, “dokumenta”, “dorëshkrime”, “letra” e shumë gjëra të tjera, të cilat, shpeshherë janë me pasaktësi, shtrembërime dhe pa një thellësi të duhur studimore shkencore, pa qasje kritike, pa ballafaqime me burime të tjera alternative të kohës, por njëkohësisht janë botuar edhe libra me vëllim deri në një mijë faqe, monografi për papët e kohës së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, autorët e të cilave nuk kanë nohuri fare nga gjuha origjinale e këtyre burimeve, latrinishtja, sllavishtja mesjetare: cirilike, glagolike apo bosnaçicë apo edhe grreqishtja bizantine.

Duke “kopjuar” pa thënë se pjesa dërmuese e trajtimeve të tyre janë “plagaite” këta “studiues e intelektual të gjithë dijshëm” i japin vetës të drejtë të nxjerrin përfundime të paqëndrueshme që shpesh shkojnë deri në fantazi ekstreme. Një gjë të tillë e bëjnë amatorët dhe “studiuesit” të cilët synojnë që emri i tyre të jetë sa më i pranishëm në të përditshmet tona.

Ka raste, kur bëhen plagiatura komplete, të pjesëshme; fshirje emri autorësh ose mospërmendje burimi se ku është botuar për herë të parë ai shkrim, dokument, informacion, etj. Është obligim i çdo studiuesi të mirfilltë, historiani, alonologu e intelektuali që të ngre zërin kundër dukurive të tilla, edhe në raste kur ato bëhen me qëllime “të mira” ose edhe “paqëllim” dhe botohen si mos më keq.

Botimi i letrës së papës Palit të VI, nga 17 janari i vitit 1968, ashtu siq është e përkthyer shqip, nga origjinali latinisht, (po ka edhe një variant në italisht) është aktuale sepse në disa të gazeta të prëditshme dhe javore tonat u botua si kryeinformacion lajmi se u “zbulua testamenti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut!!! Ky sa është lajm i pavërtet dhe i paqëndruesheëm, është edhe tendencioz.

Për të dëshmuar këtë, ne po sjellim pa asnjë shkurtim apo ndërhyrje “letrën” apo “dokumentin” për të cilin pohohet se zbulon testamentin e Gjergj Kastritoit Skenderbeut, në gjuhën shqipe, që të jetë i kuptueshëm për të gjithë, pra, nuk po sjellim as variantin latinisht e italisht të cilët i disponojmë.

Letrën e papës Palit VI, e ka përkthye Hilushi [pseudonim ky i Ernest Kolqit] me një mjeshtri dhe stil të veçantë, në dialektin gegërisht. Po ashtu, nga Hilushi, u shkrua edhe komenti në fund të letrës i cili është shumë përmbatjësor, domethënës, me tone shprese sa edhe kritike. Letra për herë të parë u botue latinisht në “L’Oservatore Romano”. Citta del Vaticano. Viti 108, nr. 13 (32.691), 18 janar 1968, f. 1-2, për t’u botuar pastaj në revistën “Shêjzat” [Le Pleiadi]. Romë. Viti XII, nr. 1-3, 1968, f. 9-12.

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës