Historiani Arben Llalla është prenoncuar këtë të premte në Report Tv për vendimin e marrë së fundmi nga shteti shqiptar, për shpalljen 'non grata' të 52 ekstremistëve grekë që kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të ekstremistit Konstandinos Kacifas.
Llalla është shprehur se ekstremistët e shpallur ‘non grata’ nuk duhej të ishin lejuar të futeshin në territorin shqiptar që në doganë, pasi sipas tij, ata janë fytyra të njohura dhe madje kanë qenë edhe të armatosur. “Duhet një vendim më i fortë nga ana e shtetit. Shpallja ‘non grata’ e 52 ekstremistëve grekë tregon politikë jo serioze, pasi për dy-tre vjet ky vendim do të hiqet. Ata duhej të mbaheshin në burg”, ka thënë Llalla.
Sa i takon mbajtjes së një minute heshtjeje të parlamentit grek, historiani është shprehur se bëhet fjalë për një veprim të ardhur nga nje parlament i organizuar, i cili po e shndërron Kacifasin nga një ekstremist në një hero.
Edhe familja e Konstandinos Kacifas, edhe minoriteti grek në Bularat të Gjirokastrës, edhe parlamenti grek po i mëshojnë faktit se jugu i Shqipërisë duhet të bashkohet me Greqinë. Ata përdorin si term për jugun “Vorio-Epir”, akt i cili duhet ndalur me çdo kusht nga shteti shqiptar.
Historiani është shprehur më tej se situata po agravohet gjithnjë e më tej dhe Shqipëria duhet të tregohet më vigjilente. "Në ceremoninë mortore të ekstremistit grek Konstandinos Kacifas, brenda në kishë ishte një grua. Ajo mbajti një fjalim antishqiptar dhe përgjatë gjithë kohës ka mallkuar Shqipërinë e shqiptarët. E ç’është më e keqja, brenda kishës kanë qenë të pranishëm edhe politikanë shqiptarë, ndër të cilët edhe Vangjel Dule”, ka komentuar Llalla.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.1%
-
Korrupsion
82.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Beleri preku thembrën e Akilit me pronat në Himarë', Karamelo dhe Llalla përplasen për eurodeputetin e Greqisë: Mos u bëj grindavec
24 Korrik, 18:37
-
Rezultatet e Censit/ Karamelo: E papranueshme! Arben Llalla: Minoriteti grek ka dal pak se ikin jashtë dhe nuk shumohen si shqiptarët
24 Korrik, 18:01
-
Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Historiani Arben Llalla: Duhen nderuar
21 Maj, 22:46
-
Britania: Bashkë me Berishën 'non-grata', edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas! PD me Saliun në krye s'ka gjasa të fitojë zgjedhjet 2025
21 Maj, 19:44
-
Dosja britanike e Berishës 'non-grata'! Korrupsioni me Fazlliçin, lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët
20 Maj, 19:39
-
Ky person është një nga provat në dosjen e non grata-s britanike për Berishën?
25 Mars, 16:54
-
Zyrtari i lartë amerikan paralajmëron: Do të vazhdojmë me ‘non grata’ për të korruptuarit! FBI po ndihmon SPAK
20 Mars, 19:17
-
DASH shpall non grata tre zyrtarë nga Ballkani, mes tyre ish kryeprokuroren e Posaçme të Maqedonisë dhe ish kryetarin e Kaçanikut në Kosovë
18 Mars, 16:34
-
Ambasadori britanik i prerë: Nuk bashkëpunojmë me non-grata! Parlamenti t'i kthehet normalitetit
4 Mars, 20:23
-
Për të ‘bashkuarit në oportunizëm’ që bëjnë sikur nuk e shohin ‘Non gratën’
28 Shkurt, 17:32
-
'Shqiptarët, protagonistë të Pavarësisë së Greqisë, 90 nga 100 heronj ishin arvanitas!’ Diskutohet botimi i Arben Llallës: Historia greke e rreme
27 Shkurt, 17:36
-
SKEDA/ 'I korruptuar dhe minues i demokracisë në Shqipëri!' Deklarata e plotë e Blinken, pse Sali Berisha dhe familja e tij u futën në listën e zezë të SHBA-së
9 Shkurt, 18:14
Drejtuar Shtabit te Pergjithshem dhe Prokurorise, Dua te denoncoj shkeljen e sovranitetit dhe te rendit kushtetues ne Republiken e Shqiperise, nga KM Edvin Rama, deputeti Vangjel dule, Vangjel Tavo, spiro ksera, anastas janullatos dhe te gjithe bashkine e bularatit. Keto vepra gjithashtu perbejne terrorizem, gjenocid, financim terrorizmi dhe shkelje te te drejtave te njeriut etj. ndaj popullit Shqiptar. Ju lutem ndiqini penalisht. Mirepresim arrestimet vijuese pa humbur kohe!
Përgjigju