53 monumente kulture të dëmtuara nga tërmeti, 23 me risk të lartë! Margariti: Vështirë kthimi i tyre në origjinalitet (RAPORTI)

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës ka publikuar një raport mbi situatën në të cilën ndodhen monumentet Kulturore, pas asaj lëkundje tragjike. Në raport, evidentohet se 23 monumente kanë dalë jashtë përdorimit, 30 prej tyre janë pjesërisht të përdorshme dhe 48 prej tyre nuk kanë pasur problem. Këto monumente ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti 6.4 ballë.

Në Komisionin e Medias, ministrja e Kulturës për dëmet e tërmetit në monumentet e kulturës, Elva Margariti raportoi se nga 216 objekte të trashëgimisë, të cilat janë inspektuar pas tërmetit, rreth 30 me risk të lartë. Për rikuperimin e tyre 707 mln lekë. Më rrezikuarat, kulla e Krujës, e cila është rrethuar dhe ka vendosur tabela parandaluese. Si një masë e marrë nga ministria, janë mbyllur muzetë edhe sitet ku Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe ai i Ndërtimit panë domosdoshmëri për riparimin e dëmeve. 

Margariti bëri me dije se është e vështirë kthimi i tyre në origjinalitet.

( Kliko këtu ) për raportin e plotë

Vijon...

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idjot: 11/02/2020 12:26

    Pse risk dhe jo rezik?? Ç'fare do te thote RISK?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë