55 klandestinët në grykëderdhjen e Vjosës/ Liruan 4 muaj më parë skafistin që po i trafikonte drejt Italisë, në pranga 5 roje bregdetare në Vlorë (EMRAT)

55 klandestinët në grykëderdhjen e Vjosës/ Liruan 4 muaj më parë skafistin që po i trafikonte drejt Italisë, në pranga 5 roje bregdetare në Vlorë (EMRAT)

Sirianet e ndaluar në Vlorë

5 roje bregdetare janë vënë në pranga nga autoritetet me akuzën për "Shpërdorim detyre" pasi ndihmuan të arratisej një prej skafistëve që po transportonte 55 klandestinë, kryesisht sirianë drejt Italisë më 8 janar të këtij viti. Bëhet fjalë për skafistin 26-vjeçar Emiljano Likaj, skafi i të cilit u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar që të mbyteshin sirianët. Likaj është arrestuar disa ditë më vonë, në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares. Kanë qenë dëshmitë e vetë klandestinëve që çuan në identifikimin dhe më pas në arrestimin e tij.

Policia e Vlorës ka njoftuar sot se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga, për veprën penale "Shpërdorim detyre", kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.

"Në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", bënë ndalimin e shtetasve: Bledar Bufaj, 38 vjeç, banues në Vlorë; Roland Çani, 54 vjeç, banues në Vlorë; Besmir Mece, 26 vjeç, banues në Vlorë; Sejfulla Beja, 23 vjeç, banues në Vlorë; Ardit Alikaj, 34 vjeç, banues në Vlorë", thuhet në njoftim. 

Sipas uniformave blu ndalimi i tyre u bë pasi gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues. 

Likaj është një prej 3 skafistëve të përfshirë në këtë ngjarje, 2 të tjerët janë në kërkim. 

Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, përkatësisht pronari i një hoteli dhe pronari i një banese, pasi kishin strehuar klandestinët para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë. Arrestimi i parë i Fatos Dushës në Tiranë erdhi pasi në një prej telefonave të sirianëve u gjet si vendndodhje shtëpia e Fatos Dushës, dhe kjo çoi në arrestimin e tij.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje klandestinët u shprehën se prej me shumë se 10 ditësh ndenjën në një banesë dy katëshe ku nga kjo banesë dukej ishulli i Sazanit. "Ecëm 50 metra rrugë me kalldrëm dhe më pas asfalt. Në kat të parë jetonte familja qe na strehoi".

Sipas dëshmisë së klandestinëve të zotët e shtëpisë lëviznin me një makinë me timon në krah të kundërt. Kaq mjaftoi që agjentët e policisë të viheshin në ndiekje dhe më pas në identifikimin e banesës. Pas hetimeve rezultoi se sirinaet kishin dhënë dëshmi të sakta dhe nga verifikimet rezultoi se banesa ku u shtrehuan i përkiste shtetasit Qazim Ismailaj banues në Trevllazër. Gjatë kontrollit të banesës policia nuk arriti të gjejë asnjë gjurmë pasi banesa ishte pastruar totalisht.

Ndërkaqa kujtojmë se Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Ismailajn, i cili akuzohet për veprën penale dhënie ndihme të paligjshme për kalim të kufirit dhe për strehim të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa pak ditë më parë. 32 vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar shtetasit sirianë në banesën në pronësi të tij. 

Në "arrest me burg" është lënë edhe pronari i hotelit Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët në hotelin e tij. Ismailaj u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb