555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Plasari: Pikat e forta të tij, i biri në Senat të Venedikut që 13 vjeç! Roli i Konicës te flamuri, historia me falsifikatorin

Këto janë disa prej imazheve, se si është imagjinuar heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu nga autorë të ndryshëm, të joshur prej figurës së tij…

I prezanton studiuesi Aurel Plasari, gjatë takimit në Kryeministri me disa prej nxënësve më të mirë të historisë në kryeqytet, në vigjilje të 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Të rinjtë mbajnë në duar, studimet e historianit për Skënderbeun, ndërsa ‘kumbari’ i këtij bashkëbisedimi, i hap rrugë referimit të studiuesit, duke thërritur Fan Nolin në ndihmë…

“Dua ta nis me një pyetje retorike që shtron Noli ku thotë: A ka një njeri më të gjallë se vetë Skënderbeu”?, i drejtohet kryeministri Rama, studiuesit Aurel Plasari.

Plasari e shpjegon me lehtësi, jo përmes një opinioni, por fakteve historike se në të gjitha lëvizjet kombëtare, figura e Skënderbeut ka qenë e pranishme. Në këtë foto që ai e cek pa e sjellë në takim, vërtetohet që bëhet edhe pjesë e propagandës, ku liderët kërkojnë nga lavdia e tij.

“Është e vërtetuar me fakte historik që në të gjitha lëvizjet kombëtare shqiptare, te lëvizjes për Pavarësi, të Luftës Antifashiste edhe të lëvizjeve për demokraci, figura e Skënderbeut është gjithnjë e pranishme. Në një farë mënyre kanë dashur të marrin pak lavdi prej ti. Në këtë kuptim Noli e ka thënë se është më i gjalli ndër shqiptarët, nga personalitetet shqiptarë.

Unë e quaj heroi Semantik i shqiptarëve, pra që lë shenjë.”

Plasari vë pikën mbi ‘i’, ku ndjen nevojën për disa precizime historike, saktëson se qëndresa e Skënderbeut ka qenë ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane e jo atij turk.

“Kur flasim për Skënderbeun kemi parasysh qëndresën dhe luftërat që komandoi kundër pushtimit osman. Ti ndajmë dy termat, të kuptojmë dallimin midis pushtimit turk dhe asaj të Perandorisë Osmane. Pushtimi turk vjen nga Azia drejt Evropës Juglindore, që e quajmë gabimisht Ballkan.

Ndërsa Perandoria Osmane është vepër e të gjithë popujve që morën pjesë në të. Sigurisht në Perandori ka gjithmonë një popull superior, ose kryesor që pretendon se është themeluesi i Perandorisë, dhe këta janë turqit, osmanët. Por, Perandoria siç vazhdoi afërsisht 5 shekuj me shqiptarët që u shkëputwn të fundit është produkt i të gjithë popujve. Rezistencat dhe luftërat e Skënderbeut lidhen me agresionin osman ndaj Evropës Juglindore dhe viseve të banuara nga arbërorët ose Arbërisë”, shprehet Plasari.

Ndërsa ‘babai historik’ i tij Marlin Barleti në historinë e tij për heroin  në 1508-ën, ndryshe nga ç’pretendohet, bazohet në fakte historike, kjo edhe sa i përket ilustrimit të betejave me gravura.

“Po të shikoni në Muzeun e Krujës, ka shumë murale, me këto beteja dhe nuk janë fantazi, se dikush i quan fantazi të realizmit socialist, janë riprodhim i këtyre betejave nga kronikat e vjetra.

Përdorim për Skënderbeun, Shekulli i Skënderbeut, ose nga emërtesa e De Radës, ‘Moti i madh’, ne e dimë se ai luftoi 25 vjet dhe jo një shekull (1379- 1479,). Viti 1479 është rënia e shekullit, ndërsa data e parë inkursioni i turqve në Janinë dhe viset e Arbërisë, por është një shekull rezistence që nuk arrihej dot pushtimi i Arbërisë”, thotë ndër të tjera studiuesi.

Qëndresa e Skënderbeut sipas Plasarit u mbështet në tri drejtime kryesore: ushtarak, diplomatik e ekonomik. Veçmas theksin e vë tek forcimi i Aleancave.

“Arriti përmes diplomacisë të funksiononte brenda koalicionet të Evropës, që të merrte dhe të jepte pjesë në këtë koalicion. Një nga rastet e ndikimit të tij, ka qenë kur Senati i Venedikut do të pranonte të birin si anëtar. Në këtë kohë Gjoni ishte rreth moshës 13-15 vjeç në një kohë kur mosha kriter ishte deri në 20 vjeç, dhe në dokument e përshkruajnë ‘ishte i veshur i gjithi në ar’, shton më tej.

Ka pasur edhe shtrembërime të historisë së Skënderbeut, madje edhe falsifikatorë që pretendonin se rridhnin nga kjo familje… sipas historianit

“Një prej tyre është Zanoviç, falsifikator që pretendon se vjen nga familja Kastriota, e që i vesh Skënderbeut, idetë e iluminizmit, në një kohë që ai ka jetuar në kohën e Mesjetës”, thotë historiani.

Në ligjëratën e Plasarit, Skënderbeu vjen përmes studimeve të Fan Nolit, por edhe ato më pak të njohura të Faik Konicës, që sipas tij meritojnë një përmbledhje, por edhe njohje të faktit që cek Noli se Konica “u dha shqiptarëve flamurin e tyre”…

Nga operat dedikuar heroit si ajo e Verdit, e risjellë edhe rishtazi në kohë, boceti i Odhise Paskalit, mbetur i papunuar, prej studimeve të Kristo Frashrit të pacensuruara, deri tek botimet e dorëshkrimet e tij, një sërë faktesh të sjellë në tryezë nga Plasari ngjallën kërshërinë e të rinjve.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ballkanas: 18/01/2023 03:12

    Shoku Plasari 1 A eshte e vertete qe djali i Skenderbeut ka qene i martuar me vajzen e carit te Serbise 2 Kur eshte perdorur termi Shqipetar per here te pare ne histori Do isha kurioz te di te verteten se ne internet nuk gjej gjurmet

    Përgjigju
  • Milos: 17/01/2023 17:10

    Plasari eshte ai qe ka thene gjithashtu, se nuk u morr peng nga osmanet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja