Një 55 vjeçar ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në Marikaj të Vorës.
Menjëherë është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 14.07.2021, rreth orës 17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento