Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës dhe ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të tij.

Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës kishte kërkuar shfuqizimin e masës së sekuestrimit, të vendosur në kuadër të hetimeve të dosjes “5D”, por Kushtetuesja i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme dhe nuk e pranoi kërkesën e tij.

Redi Molla dhe ish-drejtori tjetër i Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato u arrestuan në mars 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Më pas Molla u la në arrest shtëpie, pasi ekspertizës mjeko-ligjore.

Sipas akuzave të ngritura ndaj tyre, ata dyshohet të jenë pronarë faktikë të kompanisë ‘5D’, e cila ka përfituar disa tendera nga Bashkia e Tiranës.

----------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë