6 marsi, testi kyç i Bashës

6 marsi, testi kyç i Bashës

Lulzim Basha

Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen më 6 mars. Nga zhvillimet aktuale politike, duket gjithashtu pothuaj plotësisht e sigurtë se në këto zgjedhje të pjesshme do të kemi nga 3 kandidatë kryesorë në secilën bashki – një të Ramës, një të Berisha-Metës, e një të Bashës.

Konfigurimet lokale janë shpesh të paparashikushme, por përvoja e gjatë me analizat elektorale dhe sondazhet e shumta (publike e private) që kam zhvilluar në dekadat e fundit, më ndihmojnë që të parashikoj se kandidatët e Ramës dhe Berisha-Metës do të jenë petendentët realë për kryebashkiakë në njërën apo tjetrën bashki. Ndërkohë, kandidatët e Bashës mund të mos jenë pretendentë për fitues, por sasia e votave që do të marrin ata do të vlejë jashtëzakonisht si test për vazhdimësinë e projektit politik Basha.

Në qoftë se kandidatët e Bashës në 6 bashkitë luahten në kufijtë 5%-10%, partia e Bashës mund të përfundojë si ajo e Pollos, që mori 6% të votës popullore me siglën e PD-së më 2001, e pastaj u shkri me partinë e Berishës më 2005. Në qoftë se kandidatët e Bashës marrin 20%-25% më 6 mars, ai praktikisht regjistrohet në opinionin publik si poli i tretë në trekëndëshin Rama; Berisha-Meta; Basha….

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit