Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se shpopullimi dhe rënien e lindshmërisë janë kërcënime serioze për të ardhmen e vendit. Ai thekson nevojën për politika konkrete që mbështesin rininë dhe familjet, duke promovuar një ekonomi që garanton dinjitet dhe zhvillim.
Sipas tij, në programin e Demokratëve Euroatlantikë, familja zë një vend qendror. Përmes Fondit për Mirëqenien e Familjes, Basha premton masa si:
2,000 euro për çdo bebe të lindur;
20 mijë euro për fëmijën e tretë;
Mbulim të plotë të interesit të kredisë së banesës për 30 mijë çifte të reja.
“Familja shqiptare është e para për ne, sepse Shqipëria meriton më shumë,” deklaron Basha, duke bërë thirrje për një qeverisje të re që lufton korrupsionin dhe administron me përgjegjësi.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Shpopullimi dhe rënia e lindshmërisë po kërcënojnë të ardhmen e vendit tonë. Në një realitet ku kostoja e lartë e jetesës, pagat e ulëta dhe pamundësia për të siguruar një banesë të parë po i detyron të rinjtë të shtyjnë planet familjare, është koha për politika konkrete që mbështesin rininë dhe familjet. Vetëm me një ekonomi që krijon kushte për të jetuar e punuar me dinjitet, produkt i një qeverie të re që lufton frontalisht korrupsionin dhe administron me përgjegjshmëri dhe transparencë taksat e qytetarëve, do të mund të frenohet ky trend i rrezikshëm dhe të sigurojmë një Shqipëri më të fortë e më të begatë.
Familja është në qendër të programit të Demokratëve Euroatlantikë për zgjedhjet e 11 majit.
Përmes Fondit për Mirëqenien e Familjes –i japim fund harxhimeve të kota në koncesione e PPP korruptive, duke i vendosur paratë e taksave në shërbim të familjeve shqiptare. Ne propozojmë subvencione konkrete dhe të drejtpërdrejta:
2,000 euro për çdo bebe;
20 mijë euro për fëmijën e tretë;
Mbulim i plotë i interesit të kredisë së banesës për 30 mijë çifte të reja.
Familja shqiptare është e para për ne, sepse Shqipëria meriton më shumë
O Lulo eshte nje premtim qe nuk ta mbush mendjen duhet qe familjet qe behen prinder te ndihmohen nga shteti sikur eshte ne europe bonus çdo muaj derisa femija te mbudhe 18 vjeç .Shqiperi nuk ka drejtesi nuk ka uje nuk ka drita .Ka pune por me mire kujdesen per punetorin ne europe se ne shqiperi.
Përgjigju