6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

Shqipëria dhe hallet e saj me borxhe ndaj shteteve të mëdha! Si e lante Shqipëria borxhin me borxh dhe abuzimet politikës së para viteve 90! I ftuar në studion e Esencës në Report Tv ishte Prof. Asoc. Dr. Gjon Boriçi, studiues pranë Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, por edhe njohës shumë i mirë i lidhjeve Kinë-Shqipëri.

Eljan Tanini: -Ju keni studiuar raportet Kinë-Shqipëri por edhe me gjerë, duke nisur nga Jugosllavët deri te Kinezët?

Gjon Boriçi: -Periudha e Luftës së Ftohtë e Shqipërisë ka shumë keqinterpretime, keqdashje, historia nuk shkruhet sipas qejfit dhe me anësi. Lufta e ftohtë ka qenë një eksperiencë njerëzore që nuk është njohur aq shumë, por edhe mënyrë e ndërtimit të një të ardhme te paqtë. Prishjet e lidhjeve Shqipëri-Kinë-Bashkimi Sovjetik janë pasoja që po i vuajmë ende sot, deri sa dikur u vetëizoluam.

Eljan Tanini: -A ja kemi larë borxhin Kinës?

Gjon Boriçi: -Deri më 31 Dhjetor 1980, Kinës i kemi larë afërsisht 1 miliardë dollarë, këtë e them me përgjegjësi të plotë.

Deri në vitin 1989 Shqipëria kishte 189 milionë rubla borxhe, në dollarë rreth 200 milionë dollarë, pa folur për Ish Jugosllavinë që janë rreth 50 milionë dollarë, për Kinën rreth 4 miliardë dollarë ose rreth 4.6 miliardë juan, kemi edhe borxhe të marra nga vendet e tjera të ish kampit socialist. Me përafërsi janë 6 miliardë borxhe.

Ministri jonë i Jashtëm Nedin Hoxha i shkruante Mehmet Shehut për falimentin e vitit 1978, në vitin 1991 kur ekonomia u hap ishte -60 përqind. Në vitet 80 kemi jetuar me mbeturinat e kampit socialist. 

7 ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës Ramiz Alia i dha urdhër Adil Çarçanit të hapte llogarinë 01, Shqipëria kishte mbaruar.

Eljan Tanini: -Kur vinë kinezët për herë të parë?

Gjon Boriçi: -3 dhjetor 1954, kemi kredinë e parë, është firmosur nga Li Sen Jen, zv.kryministër i Kinës. 50 milionë rubla ishte kredia jonë e parë me Kinën, ose 50 milionë dollarë

Eljan Tanini: -Sa kredi i morëm Kinës ne dhe përse ajo duhet të na ndihmonte?

Gjon Boriçi: -Janë rreth 23 kredi. Kishte nisur pa u ndjerë një përplasje Kinë dhe Bashkim Sovjetik, mes Maos, Stalinit dhe Hrushovit. Kina i duhej Shqipërisë për të gjitha rrethanat e saj socio-ekonomike. Arkivat kineze janë të mbyllura, pas vitit 1949 Kina pati 45 milionë viktima, zyrtarisht janë 43 milionë.

Ne i kemi prishur marrëdhëniet sa herë na jepej përpara fatura e pagesës së borxheve.

Ne kemi shpëtuar gjithmonë sa na jepej një kore buke, Jugosllavia na ka dhënë në fillim kredinë e famshme 2-3 miliardë dinarëshe, 21 miliardë e 450 milionë dinarë ka ofruar Jugosllavia për të blerë Shqipërinë, udhëheqësit ishin thuajse dakord. Disa fletë nga kjo marrëveshje janë hequr me urdhër të Nexhmie Hoxhës.

Deri në vitin 1959 ishin 13 kredi, 456 milionë dollarë na fali Bashkimi Sovietik, ishim të detyryar të paguanim herë 10, sepse u shtua edhe një zero nga pas. Ne nisëm të paguanim borxhin me borxh.

Në 23 vite marrëdhënie nga kinezët janë dhënë 6 miliard dollarë sipas tyre, janë më pak sipas meje, 4 miliardë dollarë, 6 miliardë dollarë janë vetëm për Luftën e Ftohtë.

Shpenzim i mirë janë hidrocentralet, vetëm për hatër të Shqipërisë Kina ka blerë një pajisje rreth 800 mijë dollarë te firma Montecatini në Itali. 

49 përqind e këtij borxhi shkonte për mbrojtjen, vetë Zhou Enlai (Chu En Lai) ia ka thënë Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, gjithashtu edhe Hrushovi ka thënë se për këtë industri të rëndë që kërkoni ju duhet të keni të paktën 50 milionë banorë.

Metalurgjiku i Elbasanit ishte një investim i gabuar, ishte teknologji nga Kina që ajo më pas e shkërmoqi në vitet 80 e hodhi në tokë duke hapur vendin, Chu En Lai tha mos hidhni para këtu sepse do mbetet minerali pa shitur dhe prapë ata hodhën shumë para, kot, rreth 300-400 milionë dollarë.

25 objekte industriale janë ndërtuar nga Kina. Diplomatët shqiptarë shpërndanin literaturën Kineze, zëri i Kinës në OKB ishte Shqipëria. Kam bërë kërkime edhe në arkivat kineze për një kohë të gjatë në lidhje me këto çështje. 

Eljan Tanini: -Politika, Shqipëria ishte e varfër dhe injorante sikur të ishte me orgjinë nga fshati nëm, edhe kur hante prapë ishte e varfër dhe kërkonte! Në bisedime ka injorancë të thelluar në komunikim. Përse?

Gjon Boriçi: -Ne do të të vazhdonim të punonim për ta, kreditë Kina na i ka dhënë me 0.5 përqind, Bashkimi Sovjetik me 2 përqind, likuiditeti mbetej, janë edhe vendet socialiste. Kjo është një arsye se përse nuk rriten rrogat këtu?! Borxhet janë të trashëguara, të mbartura.

Në Kinë kanë shkuar 3200 specialistë duke nisur nga klasa punëtore, në disa raste po kështu nga Bashkimi Sovjetik, po ashtu edhe nga Jugosllavia.

Mehmet Shehu kërkonte gjithashtu shpesh të niste specialistë, ne ishim në pikë të hallit. 

Beqir Balluku kur bën një vizitë në Kinë i kërkon mijëra ton armatime Chun En Lait, ky i fundit i thotë këto janë për një front 1000 km, si fronti i Luftës së Dytë Botërore Gjermani-Bashkimi-Sovjetik, këtu kishte paranojë dhe tension.

Në vitet 70 nisi një lloji ndryshimi, stabiliteti ekonomik dhe social, por do të harrohej diktatura nëse vazhdohej ashtu! Psh: Nga ana e industrisë së naftës, ekspertët Rusë thanë se nafta juaj nuk bën, ka squfur. 

Kina nuk i vriste njerëzit e saj, ajo sot është ekonomia e dytë në botë. Deri bullonë dhe gozhdë kanë ardhur nga Kina, edhe ushtria nuk ishte e një niveli të lartë. Chu En Lai dhe Hrushovi kanë thënë: “Investoni në turizëm, për mbrotjen ju mbrojmë ne”. Vetë Molotovi tha: Pse duhet të futemi në luftë për Shqipërinë dhe Gjermaninë Lindore? Kanë ardhur edhe materiale të tjera farërash për bujqësinë. 

Eljan Tanini: -Kina ndërtoi Gurin e Kuq, dha paratë, ça bënim ne dhe ata?

Gjon Boriçi: -Kanë shkuar me dhjetëra specialistë në Kinë, ata erdhën dhe jetuan këtu, për naftën ka ardhur gati një brigadë. Kredia e viteve 70 ishte gati 1.2 miliardë dollarë, për nje popullsi më 2 milionë banorë. 

Eljan Tanini: -Ne kemi toponime kineze në Tiranë dhe Shqipëri, pati probleme etike mes nesh dhe tyre?

Gjon Boriçi: -Jo, nuk bëhet fjalë! Kishte distancë të kujdesshme. Në letra shihet se Ambasadori Kinez na thoshte pse kërkoni ta blejmë ne drithin për ju kur ka super kosto! Perëndimi nuk na ka pasur kurrë në vëmendje, ndryshe nga ajo që thuhej këtu. Qershor 1975, kur Enver Hoxha e nisi në Kinë Adil Çarçanin për të kërkuar para, e thotë hapur, sikur pesë groshë të na japin, ta pranojmë menjëherë Kinezët na thonin, ju kemi dhënë kaq shumë drithë, ça e keni bërë? Ne u thonim sabotatorët kështu e ashtu.

Eljan Tanini: -Më thuaj një shprehje të mirë për Kinën?

Gjon Boriçi: - Kinezët kanë një shprehje” Mik i mirë është ai që flet mirë për Kinën”!

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës