Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka festuar arritjen e 6 milionë ndjekësve në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka postuar një video ku thotë “ 6 milionë ndjekës! Ju dua përgjithmonë! Faleminderit! ‘IDGAF’ del pas tre ditësh... çfarë jave!” më pas jep një puthje.

Dua Lipa shkruan se pas 3 ditës do dali kënga më e re “IDGAF”, kjo ka për ta bërë më të famshme këngëtaren gjatë vitit 2018. Në vitin 2017 Dua Lipa me këngën “New Rules” arriti 4 milionë klikime brenda një jave.
 

 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com