Në të 61-tën ditë të protestës, tubuesit para kryeministrisë iu referuan fjalimit të sotëm të Ramës me drejtuesit politikë të PS duke thënë se tashmë është i frikësuar.
“Sa më shumë del në media dhe thotë se nuk do të japë dorëheqjen, aq më shumë i ka hyrë frika”, tha aktivisti Edison Lika.
Këtë frikë, sipas tyre, kryeministri e ka manifestuar duke u shprehur për herë të parë se ka konsideruar dorëheqjen.
“Sa më shumë kalojnë ditët, aq më i madh bëhet presioni ndaj Ramës. Në fillim nuk na merrte seriozisht, ndërsa tani thotë se për herë të parë ka menduar dorëheqjen. Kjo tregon se e ka kuptuar se kjo protestë nuk do të tërhiqet pa u larguar ai nga detyra”, tha një tjetër aktivist.
‘Lumë’ kritikash patën edhe për ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për mundësinë e hapjes së konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës e asaj serbe në Shkodër, ku për këtë të fundit shprehën kundërshtim.
“Ai u përpoq që pazarin që ka bërë me Serbinë ta shesë si marrëveshje reciprociteti. Ky është pazar sepse nëse në Luginën e Preshevës, Bujanoc, ka shqiptarë, në Shkodër nuk ka minoritet serb dhe ky është fakt!”, tha një aktivist.
Protestuesit nisën marshimin rreth orës 21:25 dhe e mbyllën në 22:45. Gjatë tij, ata krijuan në asfalt edhe fjalët "Balluku në burg", duke ripërsëritur kështu apelin për arrestimin e zv. kryeministres.
Lajm në përditësim...
Komente












BLEJ SAPUNA O RAME SE DO TE DUHEN NE BURG....COJI CA SAPUNA DHE SHOKUT TEND TE VJEDHJEVE ERION VELIAJ..
PërgjigjuPse nuk shkruani edhe parrullen :Zeni ne burg? Nqs korrupsioni ju shqeteson kaq shume atehere nuk ka afere korruptive qe ju ka bere shqiptareve me shume dem se sa hedhja ne ere Gerdecit ku u dogjen se gjalli femije e te rritur per parate e fishekeve te Zenit.
PërgjigjuSi mund të lejohen një tufë baxhellash të shitur te talebanët të bllokojnë rrugët..
PërgjigjuPo të ishte Sala kryeministër do të shkonit te ata të 21 janarit....
PërgjigjuJo mer pen thyma rama prej jush rron dhe 100 vjete. O trushkullar.
Përgjigju