Një 62-vjecar nga Korça, Muharrem Aliçkolli ka humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të së enjtes. Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici.
Familjarët kanë pohuar se 62-vjeçari ka probleme me shëndetin (probleme me diabetin dhe zemrën). Deri tani nuk dihet fati i 62-vjeçarit ndërsa familjarët kanë vënë në dispozicion edhe një numër kontakti 069 481 9027.
Nga telefonatat që kanë marrë deri në këto momente 62-vjecari është parë dy herë në qytet në pika të ndryshme por më pas nuk është parë më.
Pas komunikimit me të birin e 62-vjeçarit, na bëhet e ditur se lëvizjet e fundit të Muharrem Aliçkollit, kanë qenë tek “Atelia” ose sheshi i Pazarit në Korçës dhe më pas te shkolla Themistokli Gërmenji, informacione këto të siguruara në bazë të kamerave të sigurisë në zonën e pazarit dhe telefonatave të qytetarëve.
Ndërkohë për situatën është kryer denoncimi përkatës në Policinë e Korçës dhe njëkohësisht familjarët po kryejnë kontrollet në terren.