64 pikë për Kudretin, gatuan “Rizoto”
& “Biskota me krem dhe arra”

64 pikë për Kudretin, gatuan “Rizoto” <br />& “Biskota me krem dhe arra”
“Rizoto me brokoli dhe karkaleca” dhe “Biskota me krem dhe arra” kanë qenë dy recetat e përzgjedhura nga autorët e programit për nxënësin Kudret Lika gjatë provës së javës.

Kudreti nga e hëna deri të enjten ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ndryshme.



Ndërsa sot ai ka tentuar të përgatisë dy recetat e përzgjedhura me shije dhe fantazi në emisionin Rreze Dielli.

Si fillim prova ka nisur mes emocionesh, por kjo nuk e ka penguar Kudretin që të vijojë me shkathtësi provën.



Nxënësi Lika ka arritur të realizojë dy gatimet me sukses brenda afatit kohor prej 20 minutash për secilën recetë.

Ai është vënë në provë për njohuritë e mara gjatë javës dhe është vëzhguar me kujdes nga juria e përbërë nga shefi i kuzhinës Bledi, mësuesi Eno dhe zonja Tefta.



Një nga gjërat e veçanta gjatë provës ka qenë dhe elementi kurth që ndodhej në shportën e ushqimeve, i cili nuk duhej të zgjidhej në asnjë mënyrë.

Kudreti ka arritur ta pikasë elementin kurth duke i shpëtuar penalizmit prej 20 pikësh.

Më pas ka qenë juria ajo që ka vlerësuar me pikë punën e nxënësit të shkollës së mesme, në bazë të kritereve të përcaktuara më parë.



Ata kanë vlerësuar jo vetëm pamjen finale të pjatave të përgatitura por dhe mënyrën që ka ndjekur Kudreti në realizimin e tyre si dhe sjelljen në vendin e punës.

“Më pëlqeu shkathtësia dhe kujdesi që kudreti tregoi gjatë përgatitjes së gatimeve sepse pati një sinkronizim me mjetet e punës”, u shpreh mësuesi Eno.

Ndërsa zonja Tefta e vlerësoi pozitivisht për përzgjedhjen e lëndës së parë.



Ai u vlerësua me 64 pikë nga 66 të mundshmet dhe aktualisht është nëxënsi që ka grumbulluar më shumë pikë.

Në fund të programit Kudreti u pajis me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje eletroshtëpiake.

“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në muajin qershor.

Fituesi do të jetë nxënësi që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë javëve të konkursit në televizionin A1 Report.



Receta e parë, Rizoto me brokoli dhe karkaleca

Përbërësit:

Oriz 300 gr
Qepë 1
Verë 50 ml
Bujon Peshku
Brokoli 1
Karkaleca 250 gr
Djathë kaçkavall 50 gr
Majdanoz
Piper i zi
Vaj
Gjalp


Receta e parë, Biskota me krem dhe arra

Përbërësit:

Biskota 2 pako
Vezë 2
Sheqer 180 gr
Gjalp 200 gr
Ajkë qumështi 200 ml
Limon 1 cipë limoni






Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/7
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit