6-7% e banorëve në Tiranë fituan imunitet nga COVID-i, mjeku në Report Tv: Problem qytetet e vogla, situata serioze

TIRANE-6-7 për qind e banorëve të Tiranës fituan imunitet nga covid-19. Në këtë përfundim arriti studimi i Akademisë së Shkencave mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës. Epidemiologu Alban Ylli, i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetares Migena Sotiri tregoi më shumë detaje nga studimi që është bërë.

"Ideja për studimin filloi në mes të muajit prill. Është një kampion i vogël, 150 persona nga Tirana dhe një kampion më i madh me 270 persona nga 4 lagje të Tiranës që janë zgjedhur rastësisht, personat që përfaqësojnë popullatën e 4 lagjeve të Tiranës. Ky kampion fotografon situatën imonologjike. Publiku njihet me rastet e reja cdo ditë, që matet nga testi nëse je me virus. Fotografimi i imunologjik ka të bëjë me reagimin e organizimit ndaj virusit.

Nuk shohim atë që ndodh sot me virusin në trupin tonë, pra jo rastet aktive, por personat që mund ta kenë kaluar në një periudhë të caktuar, gjatë këtyre 4 muajve të pandemisë. Gjetja e parë është ajo që ne prisnim, numri i personave që e kanë kaluar është shumë i madh nga ata që janë diagnostikuar, 10 herë më i madh. Ne kemi dokumente, për të treguar se virusi ka qarkulluar shumë më tepër se personat e diagnostikuar. Numri i personave të infektuar dhe që shfaqin imunitet, është më i ulur nga numri nga Europa Perëndimore, atje është 10%, këtu jemi 6%. Sa më periferi të shkojmë, % e personave pozitive është më e ulët.

Pra popullata është e pambrojtur ndaj virusit. Ky është raporti paraprak, jemi në gjendje të bëjmë dallimin vetëm mes lagjeve. Për gjininë dhe moshën ende nuk e dimë. Rezultatet janë paraprake. Plani ynë është të vijojmë me një fazë tjetër në shtator dhe tetor për të verifikuar rritjen e imunitetit te i njëjti grup, shpërndarjen në hapësirë më të madhe, të dalim në zona të tjera, që në qytetet më të vogla imuniteti është më i ulët dhe për të parë se cfarë ndodh me imunitetin te personat që kanë qenë pozitiv, nëse mbeten të mbrojtur" tha ai.

Por si e gjykon ai situatën që po kalon Shqipëria tani me infektimet? "Situata e epidemisë është serioze, rreziku është i madh. Nuk e kemi më mbrojtjen e izolimit social. Duhet të frenojmë procesin e rihapjes, për shembull baret dhe restorantet të mbyllura. Duhet të inkurajohet puna nga shtëpia dhe maska. Nëse popullata do të reagonte si gjatë izolimit do të shpëtonim shumë jetë edhe tani. Nga pikëpamja e vdekshmërisë Shqipëria është shumë më mirë se vendet e tjera perëndimore" deklaroi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/07/2020 15:30

    Po mire o Alban, hajde te bejme nja dy llogari... Qenka imunizuar 6% e popullsise se Tiranes. Tirana ka rreth 800 mije banore: 6% jane 50 mije banore. Nderkohe, zyrtarisht Tirana ka 821 te infektuar me Covid. Pra i bie qe kane fituar imunitet 60 here me shume njerez sesa jane deklaruar zyrtarisht me virus, dhe jo 10 here me shume!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë