8 ditë nga vaksinimi masiv, Shqipëria shënon rekord në dozat për 100 banorë! Lë pas Gjermaninë, Italinë, Francën... e dyta pas SHBA
Grafiku i ourworlindata.org dhe një foto nga vanksinimi në Shqipëri
Me nisjen e vaksinimit masiv 8 ditë më parë Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë.
Kjo tregohet në faqen prestigjioze të të dhënave ourworlindata.org ku vendi jonë në llogaritjen e shifrave të 8 ditëve fundit ka arritur një rezultat më të mirë në procesin e vaksinimit krahasur me shumë vende të rëndësishme.
Bazuar në grafikun e ourworlindata.org Shqipëri ka lënë pas vendet më të mëdha të Evropës si Gjermania, Italia apo Franca dhe të gjitha vendet e rajonit duke perfshirë edhe Serbinë. Shqipëria renditet e dyta pas SHBA.
Në grafikun e marrë nga kjo faqe tregohet se vendi ynë ka kaluar shifrën e 0.5 vaksinimeve për 100 banorë. Gjithashtu edhe vendet e rajonit janë të renditura pas Shqipërise duke arritur një rezultat të dobët vaksinimi dhe shifra më të vogla të dozave ditore për 100 banorë.
Vaksinimi në vendin tonë nisi me bluzat e bardha, arsimtarët, të moshuarit mbi 70 vjeç, gazetarët dhe operatorët e terrenit dhe efektivët e policisë. Në të gjithë vendin ditën e sotme janë vaksinuar 7.386 qytetarë. Por që fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë vaksinuar plot 192.882 qytetarë.
Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë. Deri tani nga vaksinimi me vaksinën kineze Sivonac por dhe me atë AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore problematike, por vetëm disa raste me temperaturë të lehët apo pak dhimbje në vendin e vaksinimit.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët
10 Janar 2023, 11:17
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26