7 Marsi-Nishani: Të zhvillojmë personalitetin e mësuesit
- Presidenti i Republikës mesazh urimi për mësuesit – TIRANË, 7 Mars/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, iu drejtua sot me një mesazh urimi gjithë edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. “Në përkujtim të festës së 7 Marsit që është e dashur për të gjithë ne shqiptarët dhe që […]
/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, iu drejtua sot me një mesazh urimi gjithë edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
"Në përkujtim të festës së 7 Marsit që është e dashur për të gjithë ne shqiptarët dhe që sivjet përkon dhe me 128 vjetorin e vitit të hapjes së shkollës së parë shqipe, unë ju përcjell urimet më të përzemërta në gëzimin e festës suaj!", thuhet në mesazhin e Presidentit.
Arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi dhe ju jeni ata që e mbani ndezur shpirtin e kombit shqiptar, vlerëson Kreu i Shtetit. Në këtë ditë, vijon ai, ne kujtojmë me respekt e krenari mësuesit e parë të Mësonjëtores shqipe, pasi vetë hapja e shkollës ishte një fitore e madhe e Rilindjes sonë Kombëtare.
"Dita e Mësuesit është dita kur ne i kujtojmë të gjithë mësuesit tanë që nga çasti kur u ulëm për herë të parë në bankat e shkollës, dhe më pas, mësuesit e të gjithë brezave, sepse e gjithë jeta është një shkollë pambarim. Çdo 7 Mars i falënderojmë për punën e vyer, por edhe të vështirë që bëjnë duke arsimuar, edukuar, reformuar dhe transformuar nxënësit e tyre në profesionistë të zotë dhe qytetarë të denjë për t'i shërbyer atdheut tonë të përbashkët', citohet mesazhi.
Dëshirat e reformave edukative në jetën tonë mësimore, nuk mund të sigurohen pa përparimin dhe zhvillimin e personalitetit të mësuesve, në pikëpamjen metodike dhe didaktike. Mësuesi i epokave si kjo e jona, duhet ta shkrijë energjinë dhe kujdesin e tij jo vetëm brenda mureve të ngushta të shkollës.
Lufta e gjithë jetës së sotme shoqërore për edukim, e cila dita-ditës lipset të bëhet më e organizuar dhe më e qendërzuar, i ngarkon mësuesit dhe pedagogut detyra më të rënda, më delikate, por dhe më të shenjta. Po nga ana tjetër, pikërisht falë këtij misioni që i cakton koha, mësuesi duhet të jetë në qendër të përkujdesit dhe mirë-trajtimit që duhet të ndjekë ndaj tij politika jonë arsimore.
Në Ditën e Mësuesit, Presidenti i përcjell një urim të veçantë edhe një plejade mësuesish në pension, të cilët thotë ai, 'kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e vyer e intelektualëve shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë', perfundon mesazhin Kreu i Shtetit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.4%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldive (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44
-
Sondazhi/ Sharjet dhe shpifjet e politikanëve, 79.4% nuk i quajnë normale! Diaspora më kundër shpifjeve se shqiptarët këtu
16 Janar, 21:37
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27