'Në 2017 hetime vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë'/ Marku 3 orë te ‘Ligjet’, PD e sulmon, Manja mbyll komisionin

TIRANE-Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku raportoi për rreth tre orë sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën. Mbledhja filloi dhe u mbyll me debate të forta e akuza nga PD në drejtim të Kryeprokurores.

Opozita fillimisht kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja sepse nuk ishte në kalendar, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej sot.  Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë. Shefja e akuzës tha se ka mjaft probleme për hetimin pasuror, ndërsa po përgatitet një udhëzim për të gjithë prokuroritë se si duhet të veprojnë.

Përsa i përket luftës kundër korrupsionit gjatë 2017 ka pasur 12 procedime penale, 6 për zyrtarë të lartë dhe 6 prokurorë e gjyqtarë. Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale. Ka pasur një rritje prej 69% të procedimeve për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. Nga 2017 ka pasur 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër. Hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Arta Marku

Pas përfundimit të raportimit, Marku u pyet nga deputetët e opozitës për disa çështje të ndjeshme në muajt e fundit, dosja Tahiri, Xhafaj dhe të tjera, por kryeprokurorja u shpreh se nuk ka dijeni.

Sikur konstatohet edhe nga ju, pyetjet nuk kanë lidhje me raportin, unë jam për të prezantuar raportin, megjithatë disa përgjigje do ua jap. Sikur jeni në dijeni me reformën e re prokuroria ka pësuar ndryshime për organizimin, një i centralizuar është bërë i decentralizuar. Prokurori është titullari i padiskutueshëm i cështjes, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë për një hetim konkret, apo të japë urdhra apo udhëzime konkrete. Prokurori mund të fillojë hetime kryesisht, ta ndjekë dhe zgjidhë dhe vetëm gjykata e kontrollon ligjshmërinë. Ndërhyrjet e mia në çështjet konkrete m'i ndalon ligji dhe çështjet që ju pyetët janë të karakterit konkret, për ministra, për deputetë. Nuk kam detyrim ligjor të kem një informacion të tillë. Unë nuk kam dijeni dhe informacion dhe detyrim ligjor ka kem një informacion të tillë. Përsa i përket Agront Xhafajt, nuk kam tagër për të pasur informacion konkret. Asnjë prokuror nuk mund të vijë të japë informacione konkrete, me përjashtim të komisioneve hetimore.

Arta Marku

Akuzave për lëvizjet në prokurori, Marku iu përgjigj duke thënë se janë të bazuara në ligj dhe se vendimet janë certifikuar nga KPK.

Përsa i përket emërimeve dhe shkarkimeve, gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam zbatuar ligjin dhe kushtetutën dhe dispozitën tranzitore. Kam bërë caktime të përkohshme të prokurorëve, më lejon dispozita kalimtare, nuk kanë procedurë që duhet ndjekur, janë të përkohshme. Unë kam ndjekur disa kritere. Kam marrë informacione të karakterit sekret. Kush nuk është dakord nga personat e lëvizur mund të ankohet në gjykatë, sikur ka ndodhur. Vendimet e mia janë certifikuar edhe nga KPK.

Arta Marku

Ish-ministri i Drejtësisë Naço e pyeti nëse ministrja Gjonaj është thirrur në Prokurorinë e Përgjithsme për rastin e ekstradimit të Nazer Seitit në Itali, i cili bën pjesë në dosjen ‘Habilaj’.

Për pyetjen për ministren e Drejtësisë a është thirrur në prokurori, në prokurorinë e përgjithshme nuk zhvillohen hetime apo marrje në pyetje, nëse është thirrur në prokurori të tjera nuk e di. Për cështjen e ekstradimit po ndiqet nga prokuroria e Durrësit. Në prokurorinë e përgjithshme ka nisur një hetim disiplinor për cështjen e ekstradimit, por në pamundësi për dhënie mase kemi bërë hetimin, pas përfundimit të hetimit do i dorëzohet KLP për masat nëse e çmon.

Arta Marku

Gjatë raportimit nuk kanë munguar edhe diskutimet në komision, ndërsa Marku u është drejtuar deputetëve ‘E shoh që jeni lodhur, por prokuroria ka punë’. Por replikat mes deputetëve të shumicës e opozitës, akuzat e Flamur Nokës se është një PPP (prokurore private politike) dhe fyerjet e deputetit të PD, Balliu ndaj Arta Markut detyruan kryetarin e Komisionit Ulsi Manja të mbyllte mbledhjen.

Deputeti bën pyetje, por nuk mund të imponohet, ju e konsideroni sallën e komisionit ‘livadh, o miqtë e mi, këtu nuk është livadh’. Zoti Balliu iu tërheq vëmendjen, në këto kushte të nderuar kolegë e nderuar zonja prokurore, nuk kanë hallin e raportimit dhe nivelin e kriminalitetit se këta e kanë pasur modë të kenë prokurorin e përgjithshëm. Më këto shkelje flagrante të kodit të etikës së deputetit Balliu e mbyllim mbledhjen e komisionit.

Ulsi Manja

Pjesa e II e Raportit të Prokurorisë së Përgjithshme ( Kliko ) për dokumentin e plotë

Debatet te Komisioni i Ligjeve për shtyrjen e seancës dëgjimore
Edi Paloka: 
Me çfarë tagri e keni thirrur zonjën,sapo  përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëm. Është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.

Spartak Braho: Kryeprokurorja të jetë e rezervuar me informacionet

Myslim Murrizi i PD: Nuk jam dakord që zonja Marku të jetë e rezervuar, por nëse ka informacion të klasifikuar të rrijë dhe të raportojë ashtu sikur raportohet. Nëse është e cunguar me ne nuk e di ku raporton prokurorja e përgjithshme

Silva Caka: Kemi bërë një kërkesë për anulimin e raportimit, pasi nuk është i përfshirë në draft kalendarin e kuvendit

Ulsi Manja: Në rregullore, në pikën 27 të Kuvendit, thuhet raporti vjetor i prokurorit të përgjithshëm

Silva Caka: Është në datë 4 maj

Ulsi Manja: Më lini të bëj detyrën se nuk jemi në kafe këtu

Gent Strazimiri: Kryetari me n/kryetarin dhe sekretarin kanë rënë dakord me orët dhe datat e mbledhjeve, këtë nuk e ke bërë, kjo mbledhje është e paligjshme, klandestine

Ulsi Manja: Rendi i ditës u shpërnda të premten, të hënën u miratua kalendari në Kuvend, nuk kam si ta diskutoj në komision kur n/kryetari nuk është. E hedhim në votë propozimin? (Arrihet konsensusi te vijojne mbledhja).

Raporti i kryeprokurores Arta Marku te Komisioni i Ligjeve ;
Arta Marku: Gjatë vitit 2017, drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë. U morën masa për zbatimin e kërkesave për aktet n/ligjore për mirëfunksionimin e organit. Ka pasur debate profesionale mes prokurorëve, prioritet ka qenë garantimi i drejtësisë. Janë dorëzuar raporte për 26 subjekte rivlerësimi. Lufta kundër korrupsionit, 12 procedime penale, 6 për zyrtarë të lartë dhe 6 prokurorë e gjyqtarë.

Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale. Ka pasur një rritje prej 69% për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. 3 procedime për zyrtarët e lartë vendorë, ndaj 2 në 2016. Për korrupsionin aktiv të gjyqtarëve, 4 të pandehur, ndërsa në 2016, 3 procedime. Në 2017 u dënua një gjyqtar i gjykatës së lartë.

Hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, tregon mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Përsa i përket krimit të organizuar kërkon përgjigje të koordinuar. Po zhvillohen hetime për disa grupe kriminale. Nga 2017, 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër.

Procedimet për prodhim droge janë rritur me 51.3%. procedimet për kultivim janë ulur me 76.7%, për trafik droge është rritur me 26.5%. Në luftën për pastrimin e parave janë rritur procedimet. Me prokuroritë e Barit, Anconës dhe Leces kemi bashkëpunuar për hetimet për trafik droge. Gjatë vitit 2017, 145 persona të kërkuar të arrestuar me qëllim ekstradimin. Gjatë 2017 u shpallën në kërkim 260 shtetas shqiptarë apo të huaj të dënuar, në 2016 ishin 377 persona.

Prokuroria ka marrë dhe po merr masa për detyrimet e saj. Për veprat penale për fëmijet dhe familjes, 1469 procedime penale dhe 1105 janë dërguar për gjykim. Për dhunën në familje janë 89%, që zë peshën më të lartë. Në 2017 25 procedime penale për krimin në familje, në 2016 ka qenë 26 numri i procedimeve.

Arta Marku: Zoti kryetar a mund të mbani pak qetësi?

Ulsi Manja: Po, por edhe ju vazhdoni pak më shpejt

Arta Marku: E shoh që jeni lodhur, por prokuroria ka punë

Ulsi Manja: Ju lutem qetësi që të dëgjoni dhe të keni mundësi të bëni pyetje

Arta Marku: Gjatë vitit 2017 në saj të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin/ndalimin e 475 personave të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve, e vepra të tjera, duke parandaluar kështu pasoja të rënda. Në disa raste të tjera mbi të dhënat e përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike.

Grafiku i mëposhtëm paraqet procedimet sipas grupveprave penale për të cilat është kërkuar përgjimi i komunikimeve elektronike në hetimet paraprake: Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale. Nga këto, 204 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Përsa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

Prioritetet do të jenë këto për 2018;
Rritjen e ndjekjes penale
Hetime kundër pastrimit të parave
Rritjen e kapaciteteve të strukturave
Rritje e hetimit pasuror
Garantimi i ndihmës për rivlerësimin e prokurorëve
Rritje e hetimeve dhe kontroll për afatet, masa kur konstatohet zvarritje
Rritje e kapaciteteve njerëzore
Rritje e eficencës për hetimet pro aktive për grupet kriminale
Forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar

Janë ndjekur gjithsej 40 911 procedime penale
39 % narkotikët
24 % krimet kundër personit
11 % korrupsioni

Në vitin 2017 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria;
1.            Tiranë me 32,63 %
2.            Durrës që ka regjistruar 7,70 %
3.            Vlorë 7,40 % të numrit total të procedimeve të regjistruara,
4.            Elbasan që ka regjistruar 7,23 %
5.            Shkodër që ka regjistruar 6,32 %  etj...

Vepra penale me rritje
Rritje prej 40,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për grup veprat e falsifikimit të dokumenteve.
Ka një rritje prej 27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale
Mashtrimet me 18 %
Rritje të lehtë prej 0,27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”
Vjedhja rritje me 3 %

Vepra penale me ulje
“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” i Kodit Penal, ka një ulje prej 37,9%. Në vitin 2017 ka një ulje prej 14,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” 98,6 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 7 % janë të mitur) dhe vetëm 1,4 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Ka ulje prej 6,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale

Përfundon raportimi/ Pyetjet nga Komisioni i Ligjeve
Edi Paloka: A ka pasur deputetë apo ministra socialistë që kjo prokurori e krimeve të rënda i përgjonte për korrupsion dhe krimin? Nëse po, çfarë është bërë? Pyetja e dytë lidhet me emërimet dhe shkarkimet në kundërshtim flagrant me kompetencat që u njeh ligji? Shkarkuat Hajdarmatajn dhe aty dërguar një shoqen tuaj.

Pyetja e fundit lidhet me një çështje mjaft të ndjeshme; atë të Geron Agon Fatmir Xhafajt dhe nisjen e hetimeve nga Krimet e Rënda me 4 ditë vonesë, kur ai është larguar nga Shqipëria. A e keni marrë Ramën ta pyesni për ekspertizën e deklaruar prej tij? Pse se zbatoni ligjin antimafia për Fatmir Xhafajn?

Arta Marku: Sikur konstatohet edhe nga ju, pyetjet nuk kanë lidhje me raportin, unë jam për të prezantuar raportin, megjithatë disa përgjigje do ua jap. Sikur jeni në dijeni me reformën e re prokuroria ka pësuar ndryshime për organizimin, një i centralizuar është bërë i decentralizuar. Prokurori është titullari i padiskutueshëm i cështjes, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë për një hetim konkret, apo të japë urdhra apo udhëzime konkrete. Prokurori mund të fillojë hetime kryesisht, ta ndjekë dhe zgjidhë dhe vetëm gjykata e kontrollon ligjshmërinë. Ndërhyrjet e mia në çështjet konkrete m'i ndalon ligji dhe çështjet që ju pyetët janë të karakterit konkret, për ministra, për deputetë. Nuk kam detyrim ligjor të kem një informacion të tillë. Unë nuk kam dijeni dhe informacion dhe detyrim ligjor ka kem një informacion të tillë.

Përsa i përket emërimeve dhe shkarkimeve, gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam zbatuar ligjin dhe kushtetutën dhe dispozitën tranzitore. Kam bërë caktime të përkohshme të prokurorëve, më lejon dispozita kalimtare, nuk kanë procedurë që duhet ndjekur, janë të përkohshme. Unë kam ndjekur disa kritere. Kam marrë informacione të karakterit sekret. Kush nuk është dakord nga personat e lëvizur mund të ankohet në gjykatë, sikur ka ndodhur. Vendimet e mia janë certifikuar edhe nga KPK. Përsa i përket Agront Xhafajt, nuk kam tagër për të pasur informacion konkret. Asnjë prokuror nuk mund të vijë të japë informacione konkrete, me përjashtim të komisioneve hetimore.

Edi Paloka: Nuk mora përgjigjet që prisja. Tagër për të lëvizur prokurorët që merren me hetimet e ministrave keni...këto nuk i ha njeri. Keni ardhur që të jepni llogari. Ua thash, jeni zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.

Spartak Braho: Këta bëjnë komente jo pyetje. S’kanë marre vesh akoma....

Flamur Noka: O Spartak, merre me qete. Se je dhe me shëndet delikat. Nervozizmi dhe stresi nuk të bëjnë mirë

Nasip Naço: Raporti tregon punën e mirë dhe sipas këtij raporti prokurorët meritojnë vetëm falënderime. Në 380 prokurorë keni 180 hetime pro aktive, sa janë pushuar dhe sa janë cuar për hetim? Nëse ke një qëndrim për emërimin e magjistratëve? Sa persona janë në kërkim për vrasje, adresat e tyre? A është thirrur ministrja e Drejtësisë për t’u pyetur për cështjen e Seitajt?

Ulsi Manja: Zonja prokurore rezervohuni me këto adresat e të kërkuarve se po ti dinim i kapnim?

Arta Marku: Për shpenzimet procedurale, operative janë në 335 milionë lekë, pjesë e raportit. Gjykime në mungesë për vrasje janë 81, janë pezulluar për vrasje 99 procedime. Procedimet kryesisht janë 143 ka një ulje në krahasim me 2016. Në lidhje me studentët e magjistraturës, jam në dijeni që disa studentë kanë përfunduar dhe kërkojnë të emërohen, por për këtë cështje ka një iniciativë ligjore dhe nuk e shoh të jap ndonjë mendim. A ka lidhje me krijimin e KLP? Nuk e shoh të ketë lidhje. Për pyetjen për ministren e Drejtësisë a është thirrur në prokurori... Në prokurorinë e përgjithshme nuk zhvillohen hetime apo marrje në pyetje, nëse është thirrur në prokurori të tjera nuk e di. Për cështjen e ekstradimit po ndiqet nga prokuroria e Durrësit. Në prokurorinë e përgjithshme ka nisur një hetim disiplinor për cështjen e ekstradimit, por në pamundësi për dhënie mase kemi bërë hetimin, pas përfundimit të hetimit do i dorëzohet KLP për masat nëse e çmon.

Ulsi Manja: Zoti Naço mos hajdeni pa përgatitur se na krijoni probleme

Nasip Naço: 1500 persona janë në kërkim për vrasje nga 1990

Klotilda Bushka: Përsa i përket ligjit të dekriminalizimit

Zyrtari i prokurorisë Koça: Përsa i përket komentit për tendencën në rritje për disa vepra penale, informacionin mund t’ua vendos në një moment të dytë. Në lidhje me dekriminalizimin është bërë një punë e rëndësishme, por dua të evidentoj lidhjet me disa vonesa për këtë proces. Edhe pse afati i vendosur është tre mujor, mendoj që nuk i përgjigjet realitet kur nevojë e verifikimit është për jashtë shtetit. Do të doja që Kuvendi ta rishikonte këtë situatë, por edhe parashikimin për tagrin e prokurorit për marrëveshjen për marrjen e informacionit. Shumica  

Flamur Noka: Nuk është prokurore e përgjithshme, është funksionare publike. Nuk është thirrur në tagrin e Arta Markut, por në tagrin e drejtuesve dhe nuk mund të thotë ‘nuk e di, s’kam informacion’ etj, duhet ta fusim në hulli këtë seancë. Kjo është PPP, prokurorja private politike. Duhet të kthejë përgjigje konkrete, jo të bëjë përralla.

Ulsi Manja: Nuk kthehet më prokurori që ishte, jemi në proces për të ngritur organet e reja

Flamur Noka: Kjo është zgjedhur me 69 vota, është PPP, prokurorja private politike. Por ajo duhet të japë llogari dhe jo këtë e di dhe këtë se di.

Ulsi Manja: Zonja Marku iu falënderoj, po ashtu edhe kolegët, përsa kohë deputetët e opozitës vijojnë zhurmën dhe e kondiserojnë sallën e Kuvendit si sallë teatri, jam i detyruar të zbatoj rregulloren...fjala për ju zonja Kryeprokurore

Edi Paloka: Kjo nuk ka asnjë logjikë, kush jeni ju? Jeni kryetari zbatoni rregulloren, deputetët që folën e kërkuan për procedurë, prokurorja nuk po përgjigjet

Ulsi Manja: Pse doni të përgjigjet sikur doni ju?

Edi Paloka: Çështjet që djegin nuk i di, por për cfarë është aty për të marrë rrogën? Por nesër do të përgjigjeni një më një.

Ulsi Manja: Deputeti bën pyetje, por nuk mund të imponohet, ju e konsideroni sallën e komisionit ‘livadh, o miqtë e mi, këtu nuk është livadh’.

Flamur Noka: Livadh e keni kthyer ju

Murrizi i PD: Kjo po raporton për Llallën, por më pas kanë ndodhur ngjarje shumë të rëndësishme. Pse nuk është konstituuar KLP, pse nuk zgjidhet trupa që është në dorën tuaj. Deklaruat se dërguat për hetim 17 banda, këto janë pjesë e ansamblit të 40 bandave që thotë Xhafaj. Ministri deklaron se janë, dhe ua vendos fajin ju, pasi nuk i kapni. Të droga u habita, 176 procedime, 79 të dënuar, këta janë fshatarë, shoferë, roje apo ato që e mbjellin. Keni bërë 145 arrestime

Arta Marku: Për pyetjen se përse ka ngecur KLP, do të kisha dëshirë t’u jepja një përgjigje, por nuk është në kompetencat e mia, të gjithë ata që kanë kandiduar janë në vetting. Kanë kandiduar 17, po ti rri ti kujtoj me emra. Pasi kalojnë lista dorëzohet te prokurori i përgjithshëm më pas mbi bazën e një rregulloreje veprohet. Kur prokurorët promovohen kontrollohen cilësitë. Më pyetët për disa funksionarë të dënuar për korrupsion se cilës parti i përkasin, por një zë i tillë nuk parashikohet në statistikë dhe këtë përgjigje nuk ua jap dot.

Më pyetët për disa banda, bëhet fjalë ata të dënuara në 2017, ministri i Brendshëm flet për banda që janë evidentuare në 2018, në dijeninë time, nuk mund të jap.... Unë i jap përgjigjet sikur i mendoj. Nuk mund të them kush janë bandat e dënuara apo ..Edhe për ata që janë dënuar për kanabis nuk ka një zë se cfarë përfaqësojnë. Më pyetët për disa konfiskime, hetimi pasuruar nuk ka qenë në nivele të admirueshme, ky sektor ka probleme, ne jemi duke përgatitur një udhëzim sesi duhet të veprojnë. Ka shumë probleme

Klevis Balliu: Kjo është “Zonja nuk e di”. Ne erdhëm këtu të presim prokuroren, na sollët këtu “Zonjën nuk e di”. Kjo nuk di asgjë! Kjo nuk ka faj që nuk di asgjë, sepse nëse doni prokurorinë duhet të vijë Edi Rama këtu sepse ai është kryeprokuror. Ajo zonja me të vërtetë nuk di asgjë. Kjo erdhi dhe rezultoi zonja “Nuk e di”. Keni prokurorin Kosta Beluri në prokurorinë e përgjithshme, që i pushoi cështjen e Admir Thanzës, me çfarë kriteresh merreni ju? Kjo është një zëvendëse e mala vitës...

Ulsi Manja: Iu tërheq vëmendjen, respektoni kodin e etikës, nëse je mësuar te komisioni yt...

Klevis Balliu: Nuk më ndërpret dot.....pse e nxorët Tahirin nga arresti i shtëpisë, pse i futët kuksianët në burg, kush ua dha këtë urdhër?

Ulsi Manja: Iu tërheq vëmendjen, në këto kushte të nderuar kolegë e nderuar zonja prokurore, nuk kanë hallin e raportimit dhe nivelin e kriminalitetit se këta e kanë pasur modë të kenë prokurorin e përgjithshëm. Më këto shkelje flagrante të kodit të etikës së deputetit Balliu e mbyllim mbledhjen e komisionit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 11/07/2018 17:21

    Noka dhe Balliu po kalojne cdo te drejte qe jane si deputet . Servilet e Saliut bashke me Paloken po mbushin kupen dhe kane jaluar cdo kufi te lejuar . Te ifendoj jrteprokuroren dy jrrica si Noka dhe Balliu eshte vertete nje minus i madh per kuvendin . Te nerren mada deri ne perjashtim

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 11/07/2018 15:12

    O ARTA MARKU si malsore qē je tregoi vëndin kriminelve dhe ndero emrin e MALSORIT. Njëher të vetmen të vihet të paktën drejtësi e pastër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja