TIRANE-Në Komisionin e Ligjeve raportoi ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017. Ministrja në fjalën e saj e vendosi theksin te hetimet pro aktive nga prokuroria, që sipas saj kanë qenë shumë të vogla.
Ministrja tha se nga të gjitha hetimet në total për 2017, vetëm 0.33% e të numrit total (140 raste) kanë qenë pro aktive dhe nga këto, vetëm 46 për korrupsion. Gjithashtu ministrja akuzoi ish-prokurorin e përgjithshëm Llalla se me mos funksionimin e njësisë së inspektimit të prokurorisë u bllokua vettingu.
Gjatë vitit 2017 nuk ekzistoi njësia për inspektimin e prokurorëve, bllokoi vettingun. Procesi u zhbllokua vetëm në shkurt të 2018. Ministrja e Drejtësisë vlerëson se duhet të forcohen kapacitetet profesionale të njësisë së dekriminalizimit. Është e ulët ndjekja e raste kryesisht, 0.33% në raport me të gjitha çështjet, për vitin 2017. Qeveria e ka rekomanduar edhe në 2018 për të evidentuar këto probleme.
Lidhur me cilësinë hetimeve për zyrtarët e lartë, MD vlerëson se edhe në 2017 ka pasur pak ndjekje të suksesshme. Lidhur me hetimet pasurore dhe asetet e konfiskuara, MD vlerëson se numri i rasteve të dërguara për gjykim është i ulët. Përsa i përket luftës për krimin e organizuar, bashkëpunimi prokurorisë me institucionet e tjera nuk ka qenë në nivelet më të mira. Për 2017, nga 320 procedime vetëm 36 janë dërguar për gjykim.Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Në pikën e hetimeve pro aktive, u ndal edhe deputeti i PS, Braho, i cili ngriti pyetjen se çfarë kanë bërë prokurorët?
Çfarë kanë bërë këta prokurorë kanë dredhur zinxhirin, këto shifra kanë qenë edhe më parë, nuk ka funksionuar një drejtim i rëndësishëm i punës së prokurorisë, hetimi pro-aktiv. Zonja ministre më dëgjo, më shiko në sy, kush do i bëjë hetimet pro aktive, nëse nuk i bën prokuroria e përgjithshme. Ke ndonjë mendim?
Spartak Braho
Ministrja u përgjigj duke thënë se situata me hetimet pro aktive është dramatike, ndërsa kërkoi që të fillonte hetimi disiplinor ndaj prokurorëve.
Ish-prokurori i përgjithshëm nuk e konsideroj të rëndësishëm inspektimin në një kohë që ligji e thotë qartë që prokurori dhe KLD kanë kompetenca, MD jo. Drejtoria e inspektimit duhet të vijonte, pasi solli ngërç të madh. Për hetimet pro aktive është situatë dramatike, pasi prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që të ndërmarrë hetime pro aktive. 0.33% e të numrit total, vetëm 1/3 ishte për cështjet e korrupsionit. Arsyeja do të thotë është mungesë e ushtrimit të detyrës dhe ata prokurorë dhe seksioni disiplinor të fillojë hetimin.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Pas ministres do të raportojë kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.
Ministrja Etilda Gjonaj është pyetur në Komisionin e Ligjeve edhe për ekstradimin e financierit të Habilajve, Nazer Seiti, për llogari të drejtësisë italiane.
Deputeti i LSI, Nasip Naço iu drejtua Gjonajt nëse është pyetur apo jo ministrja nga Prokuroria për këtë rast.
Gjonaj u përgjigj se "kur fillon hetimi penal, hetimi administrativ pushon".