Sytë i shkëlqejnë sapo e sheh, ndërsa buzëqeshja nuk i është zhdukur, ndonëse fati e përballi me një sëmundje që nuk e lejon të qëndrojë në këmbë.
Stela Brakaj, 24 vjeçarja nga fshati Llakatund i Vlorës, vuan nga spina bifida. Ka kryer 7 operacione, por asnjë nuk e ngriti në këmbë. Madje një prej tyre rezultoi fatal.
"Operacioni i parë që kam bërë, ka qenë i gabuar. Më ka dhënë rezultat sekondar, madje më shkaktoi probleme në veshka. Në moshën 11 vjeçare unë kam hequr veshkën dhe ka qenë një operacion i vështirë dhe i dhimbshëm. Të dhëmb kur e mendon, jo më ta përjetosh",- tregon e prekur.
Pamundësia fizike nuk ia ka shuar ëndrrat. Ajo përfundoi studimet në degën që ëndërronte, ka pasion muzikën, ka patentë makine dhe çdo ditë përpiqet ta thyejë rutinën.
Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara është një nga problematikat që vihet re rëndom në qytetin bregdetar të Vlorës. Për këtë arsye Stela kërkon ndihmën e kalimtarëve që të kalojë rrugën ose për t’u ngjitur në trotuare.
Dëshira më e madhe është të punojë në profesion, por duket se kjo kategori është ende e paragjykuar nga shoqëria dhe pronarët e kompanive.
‘Një nga ne’ transmetohet çdo të mërkurë, ora 20:00.
K.M/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.6%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë
19 Maj, 14:39
-
‘Veri-Jug’ në stanet e Kaninës, barinjtë rrëfejnë trashëgiminë e një punë prej qindra vjetësh (VIDEO)
19 Maj, 14:10
-
Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, makina futet mes për mes trafik ndarëses! Drejtuesja në gjendje të rëndë
19 Maj, 07:54
-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë
18 Maj, 18:37
-
Ministrja Koçiu nga Vlora: Për herë të parë, flota me motoambulanca gjatë sezonit veror
18 Maj, 11:31
-
E vrau burri në Athinë, Enkelejda prehet në Vlorë! Djali i vogël s'i jep dot lamtumirën, babai në burg s'i dha leje! Dalin pamjet e vrasjes
18 Maj, 10:56
-
Sarande/ Ish deputeti i PD-së legalizoi godinën 4 katëshe që s'ishte e tija, Gjykata e lë në arrest shtëpie! Nuk ndryshojnë masat as për ish-drejtoreshën e Kadastrës e 2 zyrtarët
16 Maj, 15:27
-
Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën! SPAK zbardh motivin, kush u porosit dhe kush do ekzekutonte: Atentati u porosit për të marrë në kontroll lojërat e fatit
16 Maj, 10:34
-
4 breza me pasion parukerinë! Fatmira Pinari rrëfehet në ‘Një nga ne’: Çdo lekë e nxjerr me krahët e mi
15 Maj, 20:56
-
Kafshuan turisten pranë Lungomares në Vlorë, raportohet për disa qen të helmuar
14 Maj, 15:34
-
Ish deputeti i PD-së ndryshoi pronësinë dhe legalizoi godinën 4 katëshe që s'ishte e tija! Arrest shtëpie për biznesmenin Gani Hoxha! Në gjyq ish-drejtoresha e Kadastrës Sarandë e dy specialistët
14 Maj, 09:32
-
Qentë e rrugës 'pushtojnë' Vlorën, çdo ditë 3 raste në urgjence me kafshime, por spitali fsheh fenomenin! Bashkia: Na i sjellin me kamionë qytetet e tjera!
13 Maj, 16:32